VIDEO/ VAR-i shpëton Barcelonën, katalanasit mposhtin Getafen. Nuk ka vend për Manajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 22:19

VIDEO/ VAR-i shpëton Barcelonën, katalanasit mposhtin Getafen. Nuk ka vend për Manajn

Barcelona ia ka dalë të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Getafes, të cilët i ka mposhtur me rezultatin 2-1.griezman

Ishte Grizaman që hapi serinë e golave, teksa realizoi në minutën e 33’, pas një pasimi perfekt të marrë nga Leo Mesi. Vetëm 6 minuta më vonë, ishte Serxhi Roberto që realizoi për katalanasit, pas një asisti të marrë nga Firpo.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa duhet theksuar se miqtë realizuan golin të parët, por iu anulua për goditje dënimi. Pjesa e dytë ishte e barabartë për të dyja ekipet, me Getafen që ngushtoi shifrat në minutën e 66’ me Angel, por pa mundur të gjejë golin e barazimit. barc

Ndërkohë nuk kishte vend për Rei Manajn në këtë ndeshje, teksa ishte thirrur, por qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave, pasi trajneri Setien, vendosi të mos e aktivizojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"