VIDEO/ Uzuni vazhdon të shkëlqejë, futet nga stoli dhe shënon për Ferencvaroshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 21:24

VIDEO/ Uzuni vazhdon të shkëlqejë, futet nga stoli dhe shënon për Ferencvaroshin

Mirto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me Ferencvaroshin, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës, në miqësoren ndaj skuadrës spanjolle të Algeciras.

bandicam 2021-01-13 21-24-32-638

Ferencavaroshi triumfoi me rezultatin 3-1, teksa golin e fundit e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar.

Uzuni i ardhur nga stoli, realizoi golin e tretë për Ferencvaroshin në minutat shtesë, për të fiksuar shifrat në 3-1. Beratasi e ka filluar vitin 2021, aty ku e la 2020, me formë të shkëlqyer dhe me gola.

Kujtojmë se Uzuni kaloi te Ferencvaroshi në merkaton e verës nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, ku ka arritur që të shënojë 7 gola për hungarezët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"