VIDEO/ Teuta i falet supergolit të Peposhit kundër Partizanit, të kuqtë e nisin me humbje fazën e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 0:08

VIDEO/ Teuta i falet supergolit të Peposhit kundër Partizanit, të kuqtë e nisin me humbje fazën e katërt

Teuta ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

P.Pashollari

P.Pashollari

Sfida u zhbllokua nga miqtë në minutën e 13’ por goli i Mikuliçit u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.

Ndërsa në minutën e 66-të, Ergys Peposhi realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën. Ajo predhë e tij rezulton vendimtare për Teutën e cila mposht të kuqtë.

Me këtë fitore skuadra e Martinit shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8-të dhe Partizani mbetet në vendin e 3-të me 46 pikë.

REZULTATI

TEUTA 1-0 PARTIZANI

66′ Peposhi

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Teuta!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86’ Arifi gjuan goditje dënimi nga 16-metra, por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

83’ Rast i rrezikshëm për Partizanin, Vata arrin të mbajë portën e paprekur. (VIDEO)

76′ Largohet Peposhi, zëvendësohet nga Arifi.

75′ Taipi është ndëshkuar me karton të verdhë.

72′ Shehi bën 3 ndryshime. Largohen Cara, Vila dhe Sembene në lojë futen Skuka, Bintsuka dhe Mikuliç.

67′ Peposhi heq fanellën gjatë festës së golit, arbitri e ndëshkon me të verdhë.

66′ GOOOL TEUTA 1-0/ Pas një pasimi të mirë, Peposhi lëshon predhën drejt portës së Qirkos duke shënuar një supergol. (VIDEO) + (VIDEO)

63′ Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Rrapaj lë fushën e lojës, ka minuta për Muratajn.

56′ Daci  shpërdoron mundësinë e artë për të zhbllokuar sfidën. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41’ Hadroj kroson në zonë, Kruja largon rrezikun.

33’ Peposhi gjuan në thellësi të zonës, topi shkon në duart e Qirkos. (VIDEO)

32′ Alban Hoxha lë fushën, në lojë futet Pano Qirko.

30’ Kotobelli tenton të harkojë drejt zonës, topi shkon në duart e Hoxhës.

24’ Rrapaj gjuan nga goditja e dënimit, topi ndalet tek muri mbrojtës. (VIDEO)

22′ Mba ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Kotobellit.

18’ Daci ndërhyn ndaj Sotës, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

15’ Daci gjuan drejt portës, Alban Hoxha bën një tjetër pritje të mirë. (VIDEO)

14’ Emiljano Vila ka një mundësi të mirë por rrëshket në zonë dhe nuk arrin të kapë topin. (VIDEO)

13′ Rrapaj harkon në zonë, Mikuliç shkund rrjetën e Vatës. Arbitri anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

8’ Daci gjuan drejt portës, topi shkon në duart e Hoxhës.

7’ Gjinollari nuk arrin ta kapë topin e pasur në zonë dhe për ta dërguar në katërkëndësishin e Hoxhës. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Vata, Kruja, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Daja, Lloci, Gjinollari, Peposhi, Boçi, Daci

Trajner: Edi Martini

PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Sota, Mikuliç, Atanaskoski, Maget, Vila, Rrapaj, Taipi, Mba, Cara

Trajner: Orges ShehiWhatsApp Image 2024-03-16 at 18.39.51

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"