VIDEO/ Teuta bën formalitetin në Gjirokastër, Kallaku tripletë ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 18:50

VIDEO/ Teuta bën formalitetin në Gjirokastër, Kallaku tripletë ndaj Luftëtarit

Teuta ka shpërthyer në Gjirokastër ndaj Luftëtarit të rënë nga kategoria, duke shënuar pesë gola. Në fushë nuk ka qenë asgjë e thjeshtë për durrsakët, pasi në pjesën e parë shpërdoruan dhe gjithçka u mbyll pa gola. 

bandicam 2020-06-20 18-32-48-144

Megjithatë, në 45 minutat e dyta durrsakët e morën seriozisht dhe arritën të kalonin në avantazh me Hebajn. Por, pak minuta më pas u befasuan pas një goli të bukur të Rimal Haxhiut, që barazoi përkohësisht rezultatin.

Por, më pas erdhi momenti i Sherif Kallakut, që fillimisht finalizoi një aksion fantastik, e më pas ktheu në gol një penallti. Për golin e katërt mendoi Florent Avdyli nga goditja e dënimit. Ndërsa ai që vulosi gjithçka ishte Kallaku afër fundit, me golin e tij të tretë personal dhe të pestin për Teutën.

bandicam 2020-06-20 18-48-17-501

Luftëtari vazhdon të bëhet tabelë qitjeje në kampionat, duke pësuar vetëm në tri javët e fundit 18 gola. Teuta vazhdon tashmë e qetë rrugën për të kapur Europën përmes kampionatit.

LUFTËTARI – TEUTA 1-5

Haxhiu 57′ / Hebaj 51′, Kallaku 60′, 73′ (p), 88′ Avdyli 80′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

88′ GOOOOOOL TEUTA 1-5/  Kallaku i rrëmben topin në zonë Qatos dhe gjuan fluturimthi me të djathtën, duke mposhtur pr herë të pestë portierin Qyrani.

78’-80’ GOOOOOL TEUTA 1-4/ Portieri Qyrani del nga zona dhe pengon Grudën, arbitri jep goditje dënimi. Ekzekuton Florent Avdyli, topi devijohet nga Brahilika dhe përfundon në rrjetë, 1-4 për Teutën.

72′- 73’ GOOOOOL TEUTA 1-3/  Mbrojtësi Duka pengon brenda zonës Grudën, arbitri Beqiri akordon penallti për Teutën. Nga pika e bardhë gjuan Kallaku, teksa portieri Qyrani kupton krahun, por topi shkon në rrjetë, 1-3 për durrsakët.

71’ Kallaku gjuan nga rreth 30 metra, Qyrani pret në dy kohë.

60′ GOOOOOOOL TEUTA 1-2/ Kombinim fantastik i Emiliano Vilës dhe Lorenco Vilës, që menjëherë shërben te Sherif Kallakun në zemër të zonës bluzi, teksa ky i fundit gjuan tokazi me të majtën dhe shënon golin e dytë, 1-2.

57′ GOOOOOOL LUFTËTARI 1-1/  Rimal Haxhiu i sapofutur në fushë bën një driblim fantastik ndaj Kuros, futet në zonë, gjuan fort me të djathtën dhe shënon një gol shumë të bukur, 1-1.

51′ GOOOOOL TEUTA 0-1/ “Predhë” e Avdylit nga jashtë zone me të majtën, Qyrani grushton dhe topi shkon te Hebaj, që kontrollon dhe më pas i vetëm përballë Qyranit gjuan me të djathtën dhe shënon, 0-1 për Teutën.

49’ Kuro fluturimthi me të djathtn, pret Qyrani i sapofutur në fushë pret i sigurtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Kësaj here është kapiteni Arapi që “flirton” me golin e avantazhit. Gjuajtja e tij me kokë shumë pranë vijës fatale, shkon mbi kuadrat.

35′ Dominim absolut i Teutës, mungon vetëm goli i avantazhit për skuadrën e Edi Martinit.

29′ E pabesueshme çfarë ka humbur Kuro me portën e boshatisur. Të pafat durrsakët në këto momente.

24′ Tjetër shans i artë i Teutës me Emiljano Vilën, por gjuajtja e mesfushorit durrsak ka shkuar ngjitur me shtyllën.

21′ Rubin Hebaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dukës.

14′ Pranë golit Teuta me Albano Aleksin, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit. Durrsakët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

8’ Mundësi ideale për Teutën. Todorovski kronon nga e djathta, për Vilën, i cili gjuan bukur me kokë, por topi shkon ngjitur me traversën.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Isufi, Duka, Malaj, Qato, Brahilika, Puci, E.Çelaj, Lika, Oshafi. (në dispozicion: Qyrani, Ahmetaj, Karabina, Haxhiu, Zeneli, Lala, Ziaji, Kukaj, Tahiraga, Alinani). Trajner: Neritan Novi

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, E.Vila, L.Vila, Kallaku, Hebaj. (në dispozicion: Celeski, F.Beqja, L.Beqja, Gruda, Hreljiç, Kalaja, Kapllani, Salillari). Trajner: Edi Martini

Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Agaraj (Tiranë), E.Malo (Lushnjë);

Kartonë të verdhë: Puci 11’, Malaj 37’ / Hebaj 21’

Delegat: Bujar Pregja (Tiranë)

Vëzhgues: Ilirjan Kristo (Tiranë)

Skeda e sakte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"