VIDEO/ Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës në Rumani, por në fund feston… Kallaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 21:24

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës në Rumani, por në fund feston… Kallaku

Albin Berisha duket në formë të shkëlqyer në Rumani, që kur u transferua nga Ballkani në janar, duke gjetur golin e dytë këtë kampionat. 

Screenshot_11-6-780x439

Sulmuesi 23-vjeçari shënoi golin e vetëm të Petrolulit në humbjen ndaj Sepsit të Kallakut që përfundoi me triumfin 1-2 të skuadrës së mesfushorit shqiptar. Berisha shënoi në minutën e 87-të, por Petroluli pësoi më pas në fund të ndeshjes. 

Ky ishte goli i dytë në pesë ndeshje në kampionatin rumun, me Berishën që ka pasur performancë të mirë edhe në ndeshjet e tjera. 

Kjo ishte ndeshja e fundit e kampionatit të rregullt dhe Petroluli do të luajë në grupin e mbijetesës. Vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar i Kosovës u transferua te Petroluli për afro 250 mijë euro në afatin kalimtar të janarit.   

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"