VIDEO/ Spektakël i Partizanit në miqësore, shikoni golat dhe rastet e ndeshjes ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 16:29

VIDEO/ Spektakël i Partizanit në miqësore, shikoni golat dhe rastet e ndeshjes ndaj Pogradecit

Partizani triumfoi pastër ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 3-0 Pogradecin, një ndehsje ku të kuqtë bindën edhe me lojë. Në këtë ndeshje trajneri Daja nuk ka pasur në dispozicion shumë prej futbollistëve, që për të do të jenë titullarë gjatë sezonit. 

Miqesorja

Mësohet se Melo, Malaj, Belica, Lukas, Asani janë të dëmtuar dhe kjo i dha mundësi trajnerit të hidhte në fushë shumë të rinj dhe ishte mjaft interesantë, pikërisht një dyshe që edhe prodhoi gola. Bëhet fjalë për Bardhin që ka shërbyer dhe Carën që ka shënuar. Partizani ka mundur të përfitojë për të dalë te goli në minutën e 38-të të takimit.

Në fakt, ishte një aksion sulmues i liqenorëve me shumë forca para dhe kanë goditur në drejtim të portës, por në momentin e kthimit të topit janë të kuqtë të cilët përfitojnë në kundërsulm nga shpejtësia në veprime e Bardhit që pason saktë te Cara, i cili bën gjithçka vetë duke qenë mes dy mbrojtësve dhe portierit mik dhe e shtyn topin në rrjetë.

119679943_1447735605420831_5234038784572448865_n

Në pjesën e dytë janë përsëri miqtë nga kryeqyteti që gjejnë rrugën e rrjetës për herë të dytë në minutën e 51-të kur Solomon depërton në zonë, gjuan diagonalen e fortë, por e ndal shtylla pingule dhe më pas është Llanaj që gjuan tokazi dhe dyfishon. Do të kemi përsëri kombinimin e radhës mes Bardhit dhe Carës në minutën e 59-të, që do të sjellë edhe golin e tretë dhe përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Për më shumë shikon videon e mëposhtme me golat dhe rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"