VIDEO/ Skënderbeu bëhet përsëri pretendent, mund Erzenin dhe sheh afër katërshen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 0:17

VIDEO/ Skënderbeu bëhet përsëri pretendent, mund Erzenin dhe sheh afër katërshen e parë

Skënderbeu ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mundur Erzenin për t’u kthyer edhe një herë në garë për një vend në katërshen e parë.

erzeni skenderbeu

 

Skuadrën korçare e ndihmuan shumë dy gola të shpejtë përballë shijakasve, duke e parë veten në avantazh të dyfishtë që në minutën e 7 të duelit. Kjo bëri që Skënderbeu të ishte më i qetë në administrimin e rezultatit, teksa u ndihmua edhe nga pritja e portierit Alia ndaj penalltisë së Kahrimanoviç. Goli i Janaqit në pjesën e dytë i vuri vulën fitores 3-0 që çon Skënderbeun vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”.

Kurse Erzeni e sheh veten përsëri në zonën e ftohtë të kampionatit dhe me një situatë që vështirëson shumë objektivin e qëndrimit të këtij ekipi në elitë për një tjetër sezon.

ERZENI 0-3 SKËNDERBEU

2′ Frenklin, 7′ Nikaj (P), 76′ Janaqi

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Përsëri Blazeviç me kokë provon të shkurtojë diferencën, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

90’+2’ Blazeviç depërton mes mbrojtësve korçarë dhe gjuan me një diagonale duke mposhtur portierin Alia, por Prençi largon sferën para portës. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Nikaj i lë vendin Likës në fushën e lojës.

85’ Aksion i shpejtë i shijakasve të cilët gjejnë golin me një gjuajtje diagonale nga e majta, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

84’ Skënderbeu është i rreshtuar mirë në mbrojtje teksa nuk lejon që të rrezikohet porta e korçarëve.

82’ Uçe dhe Ali hyjë në fushën e lojës në vend të Merlim dhe Franklin.

76′ GOOOL SKËNDERBEU 0-3/ Frenklin pason për Janaqin, ky i fundit shkund rrjetën e Hasanbelli. (VIDEO)

71’ Merlim gjuan drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Hasanbelli. (VIDEO)

70′ Dakaj ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Rashica largohet nga loja, ka minuta për Kabrel.

63′ Mëllugja lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Blazeviç.

61’ Juri harkon nga goditja e dënimit dhe gjen Frenklin, ky i fundit për pak gjen golin. (VIDEO)

54′ Maliqi lë fushën e lojës, ka minuta për Dakaj.

53′ Largohet Asani, në lojë futet Kadriu.

51’ Mëllugja shkakton faull ndaj Nikaj, Alla e ndëshkon me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të korçarëve!

46′ Kahrimanoviç gjuan drejt portës, Alia bën një pritje fantastike dhe i thotë jo golit duke ndalur penalltinë. (VIDEO)

45′ Akordohen dy minuta shtesë

43’-45′ Prençi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Maliqit, dhe shijakasit fitojnë penallti. Pas rishkimit në VAR, Alla vijon të jetë i të njëjtit mendim. (VIDEO)(VIDEO) + (VIDEO)

40’ Zeka provon me një top të gjatë nga distanca, por sfera shkon jashtë.

32’ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e këndit dhe gjen Atandën, ky fundit gjuan me kokë por topi shkon jashtë. (VIDEO)

28′ Sadiki ndëshkohet me karton të verdhë.

24’ Osmanllari tenton të befasojë portierin Alia, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet topin. (VIDEO)

23′ Alba lë fushën e lojës, në vend të tij futet Marzuk.

17’ Maliqi gjuan drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

10′ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ GOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Nikaj shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

6′ Portieri Hasanbelli ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Janaqi fiton penallti për Skënderbeu. (VIDEO)

2′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Frenklin kalon në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Peposhi, Atanda, Sadiki, Osmanllari, Mëllugja, Alba, Kahrimanoviç, Maliqi, Zeka, Asani

Trajner: Skerdi Bejzade

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Prençi, Ramos, Gërço, Rabiu, Janaqi, Juri, Rashica, Nikaj, Frenklin

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"