VIDEO/ Skandal në La Liga! Tifozi prek nga të pasmet futbollistin, reagon klubi i Sevijas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 12:59

VIDEO/ Skandal në La Liga! Tifozi prek nga të pasmet futbollistin, reagon klubi i Sevijas

Mbrëmë është zhvilluar dueli mes Rajo Vajekanos dhe Sevijas (1-2) e vlefshme për raundin e 23-të në La Liga.

YTIKO

Në minutën e 23-të ka ndodhur një episod i çuditshëm teksa protagonist ka qenë Lukas Okampos. Teksa mesfushori po përgatitej të bënte një rivënie, një tifoz i Rajos i prek të pasmet. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe tashmë është bërë një skandal në Spanjë.

“Sevija FC shpreh keqardhje të thellë për incidentin e ndodhur këtë të hënë në ndeshjen kundër Rajo Vajekanos, ku lojtari ynë Lukas Okampos iu nënshtrua një gjesti të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Sevija FC shpreson që do të merren masat e duhura.që karakterizon rregulloren që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli dhe kjo është transferuar në La Liga. Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në garën tonë nëse ne aspirojmë të jemi më të mirët ligë në botë”, thuhet në deklaratën e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"