VIDEO/ Shqipëria U-21 mposht Kosovën, fund i “çmendur” për Shpresat në Elbasan

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 15, 2019 | 20:54

Kombetarja Kombetarja U-21 Kosova & Rajoni LAJMI KRYESOR Të fundit Video

VIDEO/ Shqipëria U-21 mposht Kosovën, fund i “çmendur” për Shpresat në Elbasan

Shqipëria U21 doli fituese përballë Kosovës U21, me shifrat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për grupin 3 eliminator, për Europianin e 21-vjeçarëve.

kombetarja u21

Në takimin që u luajt në “Elbasan Arena”, pjesa e parë nisi mjaft mirë për kuqezinjtë. Broja dhe Xhixha kishin disa herë raste, por portieri Smakiqi u tregua i saktë në pritjet e tij. Edhe Selmani për ekipin e Bushit, ishte në lartësinë e duhur sa herë u thirr në krye të detyrës.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të ulët, dhe ekipet prisnin më shumë njëra-tjetrën. Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 76-të, ku pas një goditje dënimi, ishte mbrojtësi Shaqir Tafa, i cili me këmbë çoi saktë topin në fundin e rrjetës.

bandicam 2019-10-15 20-33-03-705

Pas vetëm 5 minutash, ishte i futuri nga stoli, Muçolli, që provoi dhe insistoi vetë, duke çarë mbrojtjen e Kosovës, dhe realizoi një gol tërësisht i vetëm, duke dyfishuar shifrat. “Dardanët” ngushtuan shifrat vetëm në të 89-tën, me anë të Baftiut me kokë nga një goditje këndi, por vetëm kaq.

Në fund, Shqipëria U21 fitoi me shifrat 2-1 ndaj Kosovës, dhe merr fitoren e parë në grup, dhe tani shkon në kuotën e 5 pikëve, pas pesë ndeshjesh. Mbetet në kuotën e 6 pikëve Kosova.

 

FT | Shqipëri U-21 – Kosovë U-21 2-1

GOLAT: Tafa 76′, Muçolli 81′ / Baftiu 89′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Shqipëri U-21 – Kosovë U-21 2-1

91’ Kryen dy ndërrime të tjera Bushi. Çokaj dhe Xhixha lënë fushën, futen Mersinaj dhe Kolaj.

90’ 5 minuta shtesë.

89’ GOOOOOOL KOSOVA 2-1/ Ngushtohen shifrat në Elbasan. Nga një goditje këndi, është Baftiu i cili kërcen me kokë, dhe i pa mbuluar nga mbrojtja çon topin në fundin e rrjetës.

81’ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Tjetër gol për kuqezinjtë. Muçolli futet brenda zonës dhe insiston, dhe pasi godet, tund rrjetën për herën e dytë.

78’ Ndërrime të tjera te Kosova. Baftiu në vendin e Mujës, si edhe Hoxha në vendin e Lushakut.

76’ GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohen shifrat në Elbasan. Nga një goditje dënimi, topi shkon te Shaqir Tafa, dhe mbrojtësi shtyn saktë me këmbë drejt fundit të rrjetës.

73’ Aksion fantastik nga Lirim Kastrati, futet nga e djathta në brendësi të zonës, godet, por grushton Selmani. Topi shkon te Mustafa, dhe ky i fundit me portën e boshatisur, e ccon mbi traun e portës. Shpëtojnë kuqezinjtë.

64’ Ndërrimi i dytë i Bushit. Ndreçka në vendin e Pëllumbit. Ndërkohë edhe Zejnullai i lë vendin Shehut.

61’ Kryen ndërrimin e parë edhe Alban Bushi. Kapiteni Kallaku i lë vendin Muçollit.

57’ Lëvizja e parë e Prekazit te Kosova. Daku lë fushën e lojës, futet në vendin e tij Mustafa.

50’ Ulet ritmi i lojës në pjesën e dytë, pak raste nga të dyja ekipet.

46’ Nis pjesa e dytë. Ekipet në fushë pa asnjë ndryshim nga pjesa e parë.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U-21 – Kosovë U-21 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

43’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Tafa për atë ndërhyrje

42’ Tafa bën një ndërhyrje të rëndë, dhe nxehet atmosfera mes lojtarëve të të dy ekipeve.

38’ Tjetër rast për Shqipërinë. Mala nga e djathta hedh një top në zonë, shkon te Xhixha që pasi e ul, godet, por Smakiqi ndal sërish gjithçka.

37’ Kallaku godet nga jashtë zone, por kontrollon Smakiqi.

27’ Lëviz sërish bukur Broja nga e djathta drejt qendrës, por ndalet dhe fiton goditje këndi.

27’ Kolgeci provon me kokë pas një goditje dënimi, por pret pa problem Selmani.

21’ Rrezikon sërish Shqipëria. Broja merr fundoren e djathtë, dhe pason në mes të zonës, por Xhixha nuk koordinohet mirë, dhe nuk godet dot portën.

19’ Kallaku hedh një top të gjatë për Brojën, por mbyll mbrojtja e Kosovës.

13’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Enis Çokaj ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Lushakut.

13’ Tjetër rast ideal për Brojën, i cili ul një top të gjatë. Futet brenda zonës, por kapiteni Kolgeci e mbyll në momentin që po godiste.

9’ Maloku hedh një krosim në hyrjen e zonës, aty Xhixha provon një gjysmë-roveshatë, por nuk ka koordinimin e duhur.

7’ Niset nga ana tjetër Kastrati, futet brenda zone dhe pengohet, por arbitri spanjoll e quan gjithçka të rregullt.

7’ Çokaj godet me të djathtën, por mbi kuadrat.

6’ Rast fantastik për kuqezinjtë. Pas një topi nga e djathta, Xhixha del i vetëm para portës, godet me kokë, por pret portieri. Në vijimin e aksionit, Broja godet, por është sërish Smakiqi që bën heroin.

5’ Xhemajli provon me kokë në zhvillimet e këndores, por gjuan mbi traun e Selmanit.

4’ Barazohen goditjet e këndit, tani provon edhe Kosova.

1’ Mala hedh një top nga e djathta, devijohet, dhe menjëherë goditja e parë nga këndi për kuqezinjtë.

1′ Nis takimi në Elbasan.

 

FORMACIONET

SHQIPËRIA U21: Selmani, Maloku, Bajrami, Tafa, Pëllumbi, Zejnullai, Kallaku, Çokaj, Xhixha, Mala, Broja. Trajner: Alban Bushi.

KOSOVA U21: Smakiqi, Hajrizi, Kolgeci, Xhemajli, Kastrati, Muja, Pepsi, Abedini, Lushaku, Kastrati, Daku. Trajner: Rafet Prekazi.

bandicam 2019-10-15 17-34-11-378

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com