VIDEO/ Shpresat marrin leksion në Finlandë, kuqezinjtë e vegjël pësojnë humbjen e parë të edicionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2023 | 0:00

VIDEO/ Shpresat marrin leksion në Finlandë, kuqezinjtë e vegjël pësojnë humbjen e parë të edicionit

Kombëtarja Shpresa është kthyer duarbosh nga Finlanda, pas ndeshjes së tretë të kualifikueseve të Euro 2025 të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, janë mundur sot me rezultatin 4-1 nga vendasit, teksa janë befasuar në startin e secilës pjesë loje.

limata

Fillimi i ndeshjes ishte i tmerrshëm, pasi vendasit shënuan dy herë në minutat 4 dhe 6 duke gjetur të përgjumur mbrojtjen kuqezi e bërë më të vështirë situatën për vijimin e duelit. Pavarësisht përpjekjeve dhe mbajtjes së topit, kombëtarja shqiptare nuk prodhoi shumë raste të rrezikshme dhe shkoi në pushim në disavantazhin e 2 golave.

Pjesa e dytë filloi si e para pasi vendasit shënuan përsëri shumë shpejt me Limata edhe të tretin, duke bërë thuajse formalitet vazhdimin e ndeshjes. Goli i Pajazitit pak minuta para fundit erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës, teksa shifrat u përkeqësuan në fund nga goli i Jitollva i cili vulosi fitoren 4-1 për nordikët.

U21 Finlandë-Shqipëri 4-1
4′, 6′, 48′ Limata, 90’+6′ Jitollva / 80′ Pajaziti

GOLI I TRETË I LIMATA (VIDEO)

GOLI I DYTË I LIMATA (VIDEO)

GOLI I PARË I LIMATA (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdasdasdadsasdasdassdadsa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"