VIDEO/ Senegali shijon fitoren e parë, vendasit e Katarit “ngushëllohen” me vetëm… 1 gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 16:04

VIDEO/ Senegali shijon fitoren e parë, vendasit e Katarit “ngushëllohen” me vetëm… 1 gol

Senegali triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj vendasve të Katarit,  në sfidën e vlefshme për Grupin A të Botërorit 2022. Një fitore mëse e merituar e afrikanëve, që kanë siguruar kështu 3 pikët e para të grupit, përballë një Katari që u ngushëllua me faktin e shënimit të golit.

SENEGALI

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, falë golit të Dia, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan plot 3 gola të tjerë.  Diedhiou dhe Dieng shënuan 2 herë për Senegalin, ndërkohë që golin e vetëm për Katarin e shënoi Muntari. Me këtë humbje, skuadra pritëse e Botërorit është gati e eliminuar. Tani mbetet që të konfirmohet edhe zyrtarisht pas ndeshjes Holandë – Ekuador.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

statistikat

FT | KATAR 1-3 SENEGAL

Muntari 78′ / Dia 41′, Diedhiou 48′ , Dieng 84

KOMENTI LIVE –

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

84′ GOOOOOL SENEGALI 1-3/ Aksion mjaft i bukur i afrikanëve! Dieng me një thyerje të bukur në afërsi të pikës së penalltisë pas asistit të Diaje e pati mjaft të thjeshtë të realizonte. 

78′ GOOOOL KATARI 1-2/ Muhamed Muntari realizon me kokë. Futbollisti vendas kërcen më lartë nga të gjithë pas asistit të Ismail Muhamed duke përshëndetur rrjetën! 

67’ Sërish spektakolar portiere Mendi, që ka bërë një tjetër ndërhyrje shpëtimtare duke i thënë “jo” golit. Nuk i beson syve futbollisti Muhamad.

62′ Rrezikshëm Katari në këtë minuta, fantastik portiere Mendi që bën një pritje shpëtimtare duke larguar rrezikun në këndore.

48′ GOOOOL SENEGALI 0-2/ Pas një harkimi nga këndi ka qenë Diedhiou që ka goditur saktë me kokë duke dyfishuar shifrat. Në festë afrikanë. 

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ I ndëshkuari i radhës me karton të verdhë është futbollisti i Katarit, Ahmed, pas një ndërhyrje në dëm të kundërshtarit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 7 minuta shtesë!

41′ GOOOL SENEGALI 0-1! Zhbllokohet sfida, afrikanët shënojnë golin e avantazhit me sulmuesin e Salernitanës, Dia, i cili gjendet në zonë pas një gafe të mbrojtësit të Katarit, duke e dërguar topin saktë në fundin e rrjetës.

34′ “Ndizet” sfida, Katari kërkon penallti teksa nuk mungojnë protestat! Sulmuesi i Katarit, Afif është penguar në zonë, teksa ka pretenduar penallti me arbitrin kryesor që vijon normalisht lojën.

30′ Kartoni i radhës i verdhë vjen për sulmuesin e Senegalit, Dia, i cili bën ndërhyrje në dëm të kundërshtarit.

25′ Senegalezët pranë golit me Idriza Gueje, i cili godet mjaft bukur nga jashtë zone me topin që kalon ngjitur me shtyllën.

20′ Kartoni i parë i verdhë i takimit vjen për lojtarin e Katar, Mohamed.

15′ “Zgjohet” Katari, provon të rrezikojë me një goditje, por topi përfundon shumë larg kuadratit.

14′ Kalidu Kulibali ka shkaktuar faull, duke ndalur aksionin e shpejtë të sulmuesit të Katarit, Almoez Ali.

8′ Lojë e ekuilibruar, të dyja ekipet po provojnë që të shkojnë në drejtim të portës.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Katarit.

FORMACIONET ZYRTARE –

KATAR –

kat

SENEGAL –

sen

STATISTIKAT NGA FAQJA E SPECIALIZUAR “SOFA SCORE”

316146671_1274295576476372_911699361005073795_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"