VIDEO/ Samuel Eto humbet toruan, godet kameramanin me shkelm në fytyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 22:22

VIDEO/ Samuel Eto humbet toruan, godet kameramanin me shkelm në fytyrë

E pabesueshme ajo që ka ndodhur me Samuel Etonë mbrëmjen e djeshme!

Collage Maker-06-Dec-2022-10.21-AM

Presidenti i Federatës Kamerunase të Futbollit ka goditur një kameraman me shkelm në fytyrë.

Ish-sulmuesi i famshëm i Barcelonës dhe Interit ka qenë duke parë ndeshjen e mbrëmshme mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e cila përfundoi me fitoren 4-1 të “Seleçao”-s dhe në dalje të stadiumit “974”, kamerunasi është ndeshur me shumë fansa për të bërë një foto me të.

Në një moment, Eto është shqetësuar nga një kameraman, të cilët patën edhe një diskutim mes tyre, deri në një moment më pas ku Eto e godet me shkelm në fytyrë.

Një video që u bë menjëherë virale në rrjet.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"