VIDEO/ “Samba” dhe spektakël i Brazilit, fitore bindëse ndaj Serbisë në ndeshjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 23:50

VIDEO/ “Samba” dhe spektakël i Brazilit, fitore bindëse ndaj Serbisë në ndeshjen e parë

Brazili e ka nisur me këmbën e mbarë pjesëmarrjen në këtë Botëror, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Serbinë në sfidën e parë, në një duel të dominuar plotësisht ku shpërdoroi shumë raste e goditi edhe dy herë shtyllën.

sdsdsdsdsdsd

Brazilianët ishin në kontroll të plotë të takimit që në start, duke krijuar raste të shumta para Milinkoviç-Saviç i cili kishte punë ekstra për të ndalur Nejmar, Rafinja, Vinicius e Riçarlison. Por në pjesën e dytë, ishte pikërisht ky i fundit i cili gjeti golin pas një aksioni të shpejtë të “seleçaos” e më pas edhe dyfishoi shifrat me një goditje spektakolare, duke vendosur në kasafortë sfidën.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

BRAZIL-SERBI 2-0
62′, 74′ Riçarlison

WhatsApp Image 2022-11-24 at 10.10.56 PM

KOMENTI LIVE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Brazilit.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

86’ Tani ka më shumë hapësira për lojtarët e Brazilit dhe Rodrigo është ai i cili tenton nga një pozicion ballor, me sferën që shkon jashtë, jo shumë larg kryqëzimit të shtyllave në të majtë të portierit serb.

83’ Fred provon edhe ai me një gjuajtje të fortë, Milinkoviç-Saviç grushton duke çuar topin në këndore.

81’ Kasemiro tenton portën nga jashtë zonës, sfera kthehet nga traversa duke i mohuar festën e golit.

79’ Ka pak shqetësim te Brazili pasi Nejmar lë fushën e lojës i dëmtuar.

74’ GOOOL BRAZILI! Gjuajtje spektakolare me gërshërë e Riçarlison, me topin i cili shkon në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

69’ Goditje këndi e rrezikshme e Serbisë, me topin që mbetet në zonën e Brazilit pas disa goditjeve me kokë. Vlahoviç tenton pa sukses roveshatën e më pas topi fluturon shumë lart mbi traversë nga një gjuajtje nga jashtë zonës.

66’ Kundërzbritje e shpejtë e Brazilit me Nejmar, topi shkon te Vinicius në të majtën por ky i fundit rrëshqet në momentin e gjuajtjes dhe çon topin jashtë.

62’ GOOOL BRAZILI! Nejmar hyn në zonë, Vinicius provon reflekset e portierit serb ndërsa Riçarlison shtyn sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin përfaqësueses së tij.

60’ Shtyllë! Predhë e Aleks Sandros nga distanca dhe sfera ndalet vetëm nga shtylla në të djathtën e Milinkoviç-Saviç.

57’ Fillon të shfaqet rrezikshëm edhe skuadra serbe, një harkim i Tadiç nga e majta detyron Aleks Sandro të dërgojë topin në goditje këndi.

52’ Goditjet standarte radhazi dhe harkimet nga krahët duket se nuk po sjellin frytet e kërkuara për Brazilin, që është bllokuar mirë nga Serbia.

46’ Menjëherë rrezikshëm Brazili me Rafinja, i cili gjuan por gjen përgjigjen e Milinkoviç-Saviç.

46’ Asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve në rifillimin e sfidës.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

42’ Vinicius humb një rast të pabesueshëm teksa përfiton nga gafa e Milenkoviç për t’u nisur drejt portës. Por më pas ai gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar duke çuar sferën jashtë.

31’ Goditje këndi që ekzekutohet nga e djathta me Tiago Silvan i cili nis sferën në shtyllën e parë, por topi përfundon në duart e portierit.

26’ Pasim i shkëlqyer i Tiago Silva për Vinicius, por Milinkoviç-Saviç del dhe largon topin para sulmuesit.

24’ Serbia fiton topin në mesfushë dhe nis një aksion me Tadiç nga e majta, harkimi i tij për Mitroviç ndalet nga Allison.

21’ Kasemiro tenton portën me një gjuajtje të fortë nga 20 metra, Milinkoviç-Saviç kontrollon në dy kohë.

13’ Nejmar tenton portën direkt nga goditja e këndit, Milinkoviç-Saviç grushton mbi traversë.

10’ Nejmar tenton të depërtojë i vetëm në zonë, por rrethohet menjëherë nga shumë fanella të përfaqësueses serbe që i heqin topin nga këmbët.

6’ Pavloviç është i ndëshkuari i parë me të verdhë, pasi nis ‘trajtimin” me një faull ndaj Nejmar.

4’ Rafinja shpërthen në krahun e djathtë, por pasimi i tij në qendër nuk gjen shokët e skuadrës dhe mbrojtja serbe largon.

1′ Nis dueli mes dy skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE

gggggggg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"