VIDEO/ Rama dorëzon pasaportat diplomatike: Ja si e quan De Biazin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2016 | 22:41

VIDEO/ Rama dorëzon pasaportat diplomatike: Ja si e quan De Biazin

Futbollistët e Kombëtares janë pajisur me pasaporta diplomatike pak orë pasi aplikuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Një pjesë e pasaportave iu dorëzuan lojtarëve nga kryeministri Edi Rama në darkën zyrtare, ndërsa pjesa tjetër nga trajneri Xhani De Biazi. “Xhanin e kemi ambasador fuqiplotë”,-tha Rama.

Pas ceremonisë shtetëror që iu rezervua Kombëtares shqiptare të futbollit, kryeministri Edi Rama shtroi një darkë në nder të futbollistëve. Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, si kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përfaqësues të kabinetit qeveritar, kreu i FSHF-së etj.

mustafa-3_1466711343-488914

Pjesë e kësaj tryeze ishin edhe personalitete nga Republika e Kosovës. Mediat kosovare kanë publikuar disa foto të kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se bashkë me të ishin të ftuar edhe drejtues të partive opozitare të Kosovës si Visar Ymeri dhe Ramush Haradinaj, përfaqësues të partive dhe personalitete tjera.

mustafa_1466711347-2705726

balaj_1466711374-8449769

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"