VIDEO / PSG shkëlqen edhe pa Mesi e Nejmar, 3 në 3 për parisienët në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 23:38

VIDEO / PSG shkëlqen edhe pa Mesi e Nejmar, 3 në 3 për parisienët në kampionat

Lionel Mesi nuk ka pse ngutet, pasi PSG në Francë dominon me lehtësi, siç po tregon ndeshje pas ndeshje në startin e kampionatit. Me argjentinasin si tifoz para televizorit, parisienët kanë mundur me rezultatin 4-1 në transfertë Brest, në një sfidë ku nuk ishte i pranishëm as Nejmar, i lënë pushim.

psg

Për PSG-në gjithçka ishte e thjeshtë me golat e Herrera dhe Mbape në pjesën e parë, ndërsa Brest u përgjigj me Honorat. Gueje dhe Di Maria realizuan në pjesnë e dytë për parisienët, ndërsa Mounie shënoi për vendasit, duke bërë që dueli të mbyllej me rezultatin përfundimtar 4-2.

Kështu, PSG ka siguruar 3 fitore në 3 ndeshjet e para në kampionat, duke diktuar menjëherë ritmin e shkëputur nga ndjekësit. Gjithçka pa emra si Mesi e Serxhio Ramos të cilët ishin afrimet më të bujshme, apo edhe Donarumën e ulur në stol për herë të parë në karrierë në kampionat që kur debutoi me Milanin. Për ta, testi do të jetë vetëm një, Liga e Kampioneve, që është kthyer në fiksim për drejtuesit e klubit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"