VIDEO/ Pritja e penalltisë së Levës rezulton vendimtare, Oçoa i jep barazimin Meksikës në sfidën me Poloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 22:56

VIDEO/ Pritja e penalltisë së Levës rezulton vendimtare, Oçoa i jep barazimin Meksikës në sfidën me Poloninë

Nuk ka fitues mes Meksikës dhe Polonisë në grupin C, e luajtur në “Stadium 974”.

bd9f4a30a0016bfe848cc013e5bfba80o2

Heroi i kësaj sfide ishte padyshim portieri i “El Tris”, Oçoa, i cili i mohoi një gol nga penalltia Robert Levandovskit, i cili ende nuk ka arritur të gjejë një gol në Botëror.

Meksikanët e dominuan më së shumti takimin, por shënjestra ishte ajo që i mungonte.

Kështu të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë në grupin C, teksa kryesimin e mban Arabia Saudite që mposhti Argjentinën.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

REZULTATI:

MEKSIKË 0-0 POLONI

WhatsApp Image 2022-11-22 at 7.04.23 PM (1)

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

58′ Levandovski nuk arrin dot të shënojë nga pika e bardhë e panlltisë, me Oçoan që arrin ta ndalojë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Sançez kërkon të surprizojë Sheznin, por ky i fundit arrin ta devijojë për ta çuar në goditje këndi.

26′ Herrera provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij përfundon jashtë.

1′ Starton sfdia!

FORMACIONET ZYRTARE:

MEKSIKA: Oçoa, Alvarez, Çavez, Gajardo, Herrera, Lozano, Martin, Montes, Moreno, Sançez, Vega.

POLONIA: Shezni, Berezinski, Kesh, Glik, Kamiski, Kivior, Kryshoviak, Shymanski, Zalevski, Zielinski, Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"