VIDEO/ Po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Pogradecin, Liçkollari feston ditëlindjen dhe nuk i ndahet futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 17:06

VIDEO/ Po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Pogradecin, Liçkollari feston ditëlindjen dhe nuk i ndahet futbollit

Pogradeci është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë këtë vit në Kategorinë Superiore, teksa duken si pretendentët kryesorë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore.pogradeci

Një nga lojtarët më të mirë për liqenorët në këtë sezon, është padyshim mesfushori Rigers Liçkollari. Ky i fundit shpesh ka qenë vendimtar për Pogradecin, duke i dhënë edhe pikë ekipit të tij.

Futbolli në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera është pezulluar dhe për këtë arsye lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Megjithatë Liçkollari duket se e ka të vështirë të qëndrojë pa futboll, teksa në disa video të siguruara së fundmi, shihet 22-vjeçari që dhuron spektakël me topin e futbollit.

jdnsj

Mesfushori festoi ditën e sotme ditëlindjen e tij të 22-të, ku ndryshe nga herët e tjera, ishte larg shokëve të tjerë të ekipit. Liçkollari shpreson që ky të jetë një vit i suksesshëm për të dhe për ekipin e tij dhe në fund të kurorëzohet me ngjitjen në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"