VIDEO/ Po tentonte t’ju fshihej kamerave, e dashura e Pikesë përplaset me shtyllën. Ish-futbollisti ja plas të qeshurës në mes të rrugës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 20:56

VIDEO/ Po tentonte t’ju fshihej kamerave, e dashura e Pikesë përplaset me shtyllën. Ish-futbollisti ja plas të qeshurës në mes të rrugës

Ish-futbollisti i Barcelonës Zherard Pike dhe partnerja e tij e re Klara Kia padyshim janë një ndër çiftet më të urryera të të gjitha kohërave. Kjo për arsyen se ai tradhëtoi nënën e dy fëmijëve të tij, këngëtaren Shakira me një vajzë shumë më të re. 

Collage Maker-07-Feb-2023-08.29-PM

Prej kohësh ata janë në syrin e publikut, dhe sot janë bërë sërish protagonistë. Teksa të dy kanë qenë duke ecur në një rrugë në Barcelonë, iu është afruar një gazetar teksa i ka pyetur për marrëdhënien e tyre dhe për Shakirën.

Për tju shmangur kamerës që po e filmonte, ajo po përpiqej të fshihej pas Pikesë, por situata i doli nga duart dhe u përplas me një shtyllë. Si pasojë spanjolli filloi të tallej dhe të qeshte me veprimin.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjetet sociale ta sulmojnë sërish ish-mbrojtësin për mënyrën se si e trajton të dashurën e tij.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"