VIDEO/ Po luante edhe debutuesi i Kombëtares shqiptare, tifozët kroatë pushtojnë fushën për të sulmuar futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 18:18

VIDEO/ Po luante edhe debutuesi i Kombëtares shqiptare, tifozët kroatë pushtojnë fushën për të sulmuar futbollistët

Gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë dje ka parë të luhet në Split një ndeshje shumë e tensionuar, me Hajdukut vendas dhe Dinamos së Zagrebit, që është mbyllur me skena të shëmtuar dhe ngjarje të dhunshme.

asdsdaasdadsasdasddsasad

Pas vërshëllimës përfundimtare të sfidës, që pa Dinamo Zagreb fituese me shifrat 1-0, duke shkuar në finalen e turneun, tifozët e Hajdukut shpërthyen dyert që të Çojnë në fushën e lojës dhe hynë me forcë në terren. Ata tentuar që të goditnin lojtarë kundërshtarë, mes të cilëve ishte edhe futbollisti më i ri i Kombëtares kuqezi, Arbër Hoxha.

Por këta të fundit ia dolën që të largoheshin me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa në stadium hynë forcat e rendit të cilat vendosën edhe një herë rregullin.

Skenat e dhunës vazhduan më pas jashtë stadiumit, me përplasje të vazhdueshme mes ultrasve dhe policisë, teksa kishte mbi 50 arrestime për akte vandalizmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"