VIDEO/ Përleshje në ring, tifozët shqiptarë dhunojnë boksierin kolumbian. Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Nurja-Ramirez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2023 | 21:03

VIDEO/ Përleshje në ring, tifozët shqiptarë dhunojnë boksierin kolumbian. Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Nurja-Ramirez

Ka degjeneruar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez, ndeshje e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova”. Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

boks

Ata janë futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma kolumbianin Ramirez. Në pamje shihet se ka ndërhyrë edhe policia e shtetit.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

Momenti i sherrit (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"