VIDEO/ Partizani likuidon Laçin dhe kap Skënderbeun në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 16:29

VIDEO/ Partizani likuidon Laçin dhe kap Skënderbeun në krye

Partizani – Laci 1-0 Gol i Racic from Panorama Sport on Vimeo.

Partizani “hakmerret” me Laçin në “Qemal Stafa” me rezultatin 2-0. Pas humbjes në Kupë, ku u mposhtën nga dopieta e nigerianit Xhejms, të kuqtë kanë regjistruar sot fitore në kampionat ndaj kurbinasve.

Kryeqytetasit zhvillojnë një lojë të mirë, të luftuar dhe tejet rezultative, ku arrijnë të përcaktojë fatin e ndeshjes me vetëm dy episode të cilat bëjnë diferencën.

Tre pikë të rëndësishme që e klasifikojnë në krye me pikë të barabarta sëbashku me Skënderbeun. Duke e bërë garën për titull akoma më të fortë.

Vila gol nga mesi i fushes – Partizani – Laci 2-0 from Panorama Sport on Vimeo.

Pjesa e dytë- Fraksioni i dytë nis ndryshe, një sfidë më agresive, me shumë ndërprerje, tetë kartona të verdhë dhe dy të kuq, lojë pak efektive.

Dhe pse Partizani luan 40 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të portierit Alban Hoxha, arrin të administrojë rezultatin dhe të shënojë golin e sigurisë me anë të Vilës. Mesfushori merr një top nga e majta në mesfushë dhe niset vetëm drejt portës ku gjuan fuqishëm dhe mposht malazezin Vujadinoviç.

Nga ana tjetër skuadra e Laçit tenton me anë të Xhejms dhe Çetkoviç por pa rezultat, duke mos shfrytëzuar faktin që vendasit luajnë me një lojtar më pak. Për ndryshe, shkaktojnë faulle dhe mbetem me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Malindit.

Nuk kanë mjaftuar as minutat shtesë për të ndryshuar shifrat, gjithçka mbyllet në favorin e Partizanit.

Pjesa e Parë- Partizani e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit të serbit Stevan Raçiç. Një ndeshje me ritëm, me intensitet, por me pak raste nga të dyja skuadrat.

Të kuqtë dominojnë në gjysmëfushën e kurbinasve, tentojnë të gjejnë hapësira por nuk arrijë të finalizojnë. Pas golit të shënuar, djemtë e Agostinelit fokusohen tek administrimi i rezultatit, ndërsa skuadra mike provon të bëjë surprizën me Xhejms nga distanca por pa rezultat.

Partizani – Laçi 2-0
Golat:
Raçiç, Vila 71′

Formacionet zyrtare 

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Atanda, Krasniqi, Kalari, Gonzales, Batha, Trashi, Vila, Raçiç, Mazrekaj.
Trajner: Andrea Agostineli
Laçi: Vujadinoviç, Buljan, Sheta, Çela, Musaj, Zefi, Veliaj, Malindi, Doku, Çetkoviç, Xhejms.
Trajner: Stavri Nica
Arbiter kryesor: Kridens Meta
Arbiter i parë: Egin Doda
Vëzhgues: Sokol Jareci
Delegat: Lysien Nurshimi

Minutat

90’+5′ Kros nga e djathta për Çetkoviç, i cili gjuan drejt portës por pret portieri Xhika.
90’+2′ 
Çela godet fuqishëm nga distanca, por pret Xhika.
Akordohen 6 minuta shtesë.
88′
Laçi provon me Çetkoviç por pret Xhika.
81′
Enco Malindi merr kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq. 
80′
Partizani bie në qetësi, kontrollon topin, përqëndrohet në mesfushë. 
76′
Goditja e gjashtë e këndit për Laçin. E ekzekuton Veliaj, topi përfundon në zonë tek Malindi i cili provon me kokë por jashtë kuadratit.
71′ GOOL!
Kundërsulmojnë vendasit, një gafë e mbrojtjes së Laçit, Emiljano Vila niset i vetëm nga mesfusha, del vetëm përballë portieri Vujadinoviç dhe çon topin në portë. 
70′
Partizani kthehet në mbrojtje për të administruar rezultatin. Ndërsa krubinasit tentojnë të gjejnë hapësira në zonën e vendasve për të gjetur barazimin.
67′
Goditje këndi për Laçin, e ekzekuton Veliaj, topi përfundon në zonë tek Xhejms i cili gjuan lehtë, por pret Xhika. 
65′
Doku shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
63′
Zëvendësim te Partizani. Del Filipe Gomes, futet Ibrahimi.
60′
Sheta shkakton faull ndaj Kalarit, ndëshkohet me të verdhë.
59′
Goditje dënimi për Laçin, e ekzekuton Veliaj. Largojnë lojtarët e Partizanit.
57′
Del Raçiç, futet portieri Xhika. 
54′
Aksion i Laçit, Mitraj niset i vetëm në zonën e të kuqve, por ndalet nga gardiani Alban Hoxha, i cili shkakton faull dhe del me të kuq. 
hoxha53′
Tension në fushë. Lojtarët e të dy skuadrave përplasen me njëri-tjetrin. 
50′
 Aksion i Partizanit, Mazrekaj kroson nga e djathta për Raçiç, por serbi nuk arrin të shfrytëzojë. 
46′
Partizani pranë golit të dytë, por Laçin e shpëto shtylla.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Partizanin. 
44′
Raçiç ndëshkohet me karton të verdhë. I pesti në këtë kampionat për sulmuesin serb. 
41′
minuta lojë, ndeshje me ritëm, goxha intensitet, por kanë munguar rastet nga të dy skuadrat. 
32′
Lojë e përqëndruar në mesfushë, ku mbizotërojnë dhe përplasjet mes lojtarëve. 
27′
Zëvendësim tek Laçi, del Zefi, futet Sefgjini.
25′ Kundërsulmon Partizani, Batha provon nga distanca por pa rezultat.
23′ Laçi provon të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e të kuqve, por nuk shfrytëzojnë. 
19′
Trashi shkakton, ndëshkohet me të verdhë. Mesfushori humbet ndeshjen e radhës me Flamurtarin.
13′-15′
Partizani ushtron presing ndaj skuadrës së Nicës, kërkon të dyfishojë rezultatin, por mbyllin mirë miqtë.
09′ GOOOLLL! 
Goditje këndi për Partizanin. E ekzekuton Mazrekaj, topi përfundon në zonë. Batha devijon me kokë ndërsa Raçiç përfiton nga shpërqëndrimi i mbrojtjes kurbinase dhe qon topin në rrjetë. 
06′
Raçiç provon të gjejë rrjetën por pa rezultat.
03′ 
Partizani e nis mirë, dominon në gjysmëfushën e Laçit, fiton dy goditje këndi radhazi, por nuk arrin ti shfrytëzojë.
Starton sfida

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"