Video / Nuk ka fitues në Gjirokastër, Luftëtari e Korabi ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2016 | 14:07

Video / Nuk ka fitues në Gjirokastër, Luftëtari e Korabi ndajnë pikët

Luftëtari dhe Korabi kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në Gjirokastër, në një ndeshje shumë të luftuar, me raste në të dy portat dhe që mund të kishte përfunduar me fitoren e secilës prej dy skuadrave.

Vendasit e filluan ndeshjen me një gol shumë të shpejtë të Rexhinaldos, por ashtu si në takimet e mëparshme, gjirokastritët shpërdoruan raste të shumta për të mbyllur takimin. Korabi përfitoi dhe gjeti barazimin me Mziun, ndërsa më pas ndeshja mund të shkonte si për njërën skuadër, ashtu edhe për tjetrën, pasi u krijuan raste të shumta, edhe pse askush nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Në fund, rezultati 1-1 i jep barazimin e tretë radhazi Luftëtarit, ndërsa Korabi theu serinë negative, pasi për herë të fundit në kampionat kishte marrë pikë në 2 tetor.

asdasdas

Luftëtari-Korabi 1-1
2’ Rexhinaldo / 57′ Mziu

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Bojom, Beqiri, Rapa, Ramadani, Rapo (68′ Faje), Sotonjo (80′ Montero), Bregu, Abazaj, Rexhinaldo.

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Korabi: Vujadinoviç, Dukiç, Sheta, Prençi, Çela, Veliaj, Peposhi, Nexhipi (79′ Kaloshi), Mziu (87′ Kaja), Gavazaj, Plaku

Trajner: Gerd Haxhiu

KV: A. Peposhi

Gjyqtar: Laver Alla

sdasdasdas

MINUTË PAS MINUTE

90’+5′ Mbyllet ndeshja në Gjirokastër në barazim.

90’+1’ Gjuajtje nga distanca e Çelës, Miraka shpëton portën me një ndërhyrje vendimtare.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Gjuajtje nga e djathta e Liçajt, devijohet jashtë në këndore nga mbrojtësit e Korabit.

83’ tjetër mundësi e humbur për Luftëtarin, Rexhinaldo gabon në gjuajtjen nga jashtë zonës duke kaluar topin mbi traversë në vend që të pasonte për shokët e skuadrës që po mbështetnin aksionin e tij nga krahët.

81’ Bregu humb mundësinë për të kthyer ekipin e tij përpara. Futbollisti hyn në zonë në krahun e majtë dhe shfaqet para Vujadinoviç por gjuajtja e tij lë shumë për të dëshiruar pasi ai dërgon topin larg kuadratit.

71’ Çela ka mundësinë të përmbysë rezultatin për skuadrën e tij por nuk e shfrytëzon. Mbrojtësi i aktivizuar sot si sulmues, shfaqet para MIrakës, por gjuajtja e tij kalon mbi portierin e më pas edhe mbi traversë duke përfunduar jashtë.

67’ Abazaj i afrohet përsëri golit për skuadrën e Luftëtarit. Mesfushori hyn në zonë nga e majta dhe gjuan fort por sfera përplaset në traversë pas një devijimi të lehtë të Vujadinoviç.

61’ Satonjo provon të gjejë të pavendosur Vujadinoviç me një gjuajtje nga jashtë zonës për shënjestra e tij është shumë e gabuar dhe topi përfundon shumë lart mbi traversë.

57′ Barazohen shifrat në Gjirokastër. Dukiç shpërthen nga e djathta dhe jep një harkim të saktë në zonë ku Mziu gjuan fluturimthi dhe dërgon topin në rrjetë. 1-1

51’ Ndeshja vazhdon me ritëm të lartë, me dy skuadrat që vazhdojnë të sulmojnë pareshtur, por deri tani nuk ka asnjë tentativë të mirëfilltë drejt portës në këtë fraksion të dytë loje.

46′ Asnjë ndryshim në radhët e ekipeve në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Haxhiu hyri në fushë duke u dhënë aty udhëzime lojtarëve të tij..

luftetari korabi

45’+1′ Mbyllet me avantazhin e vendasve pjesa e parë e ndeshjes.

43’ Situatat e rrezikshme zhvendosen në portën tjetër, ku Ramadani dhe Abzaj nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë edhe pse pak hapa larg katërkëndorit të Korabit.

42’ Mundësi shumë e mirë e Korabit për të shënuar. Një aksion perfekt i dibranëve me Gavazajn që jep topin në të majtën për Peposhin por gjuajtja e këtij të fundit përfundon lart mbi traversë.

39’ Goditje dënimi nga e djathta e sulmit të Luftëtarit, largon Dukiç, por topi përfundon te Rapo i cili gjuan nga distanca. Sfera përfundon në rrjetë pas krahëve të Vujadinoviç, por goli anulohet pasi Bojom zë rrezen e veprimit të portierit malazez të Korabit.

35’ Goditje dënimi e Nexhpit në pozicion shumë të favorshëm, por topi përfundon mbi traversë.

29’ Kundërzbritje e shpejtë e Bregut në krahun e djathtë, kombinim me një takim me Liçajn që i kthen topin por gjuajtja e fantazistit të Luftëtarit ndalohet nga mbrojtja e Korabit.

22’ Plaku provon të depërtojë në zonë me një driblim të shpejtë por prapavija e Luftëtarit është e vëmendshme duke shoqëruar topin jashtë vijës fundore në një goditje këndi që nuk prodhon asnjë rrezik për portën e Mirakës.

19′ Korabi provon të reagojë por sa herë hidhet me shumë forca në sulm, lë hapësira të mëdha pwr kundërsulmin e rrezikshëm të gjirokastritëve të cilët iu afruan përsëri golit me Bregun.

11’ Liçaj gjen në zonë saktësisht Rexhinaldon me një harkim nga e djathta por këtë radhë gjuajtja me kokë e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit.

3′ Mundësi tjetër për vendasit që provojnë me anë të Bregut e Abazajt por mbrojtja e Korabit largon me vështirësi.

2’ Bregu jep një pasim perfekt për Rexhinaldon i cili shfaqet i vetëm para portës dibrane dhe nuk e ka të vështirë të çojë topin në rrjetë. 1-0

1′ Korabi nis topin i pari në këtë ndeshje.

luft

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"