VIDEO/ Nuk ka biletë për Anglinë, barazimi ndaj SHBA lë grupin të hapur për çdo skenar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 21:50

VIDEO/ Nuk ka biletë për Anglinë, barazimi ndaj SHBA lë grupin të hapur për çdo skenar

Anglia dhe SHBA kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në ndeshjen e tyre në Grupin B të Botërorit, duke lënë gjithçka të hapur për sfidat e fundit në këtë grup shumë interesant ku mund të ndodhë gjithçka.

England-vs-USA-1

Anglia sot kishte mundësinë të siguronte një biletë në fazën tjetër të turneut nëse fitonte ndaj amerikanëve. Por britanikët dhuruan shumë pak për të marrë tri pikët, duke zhvilluar një sfidë të dobët në fazën sulmuese, ndërsa u vunë disa herë në vështirësi nga amerikanët të cilët tronditën edhe traversën.

As zëvendësimet e Sauthgejt nuk dhuruan ndonjë ndryshim në lojën e ekipit në pjesën e dytë dhe kështu, gjithçka u mbyll me barazimin 0-, Kjo bën vendimtare të dy sfidat që mbeten në këtë grup pasi çdo skenar është i mundshëm dhe kualifikimi është u hapur për të katër skuadrat në varësi të kombinimeve të ndryshme.

ANGLI-SHBA 0-0

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

WhatsApp Image 2022-11-25 at 10.11.59 PM

KOMENTI LIVE: 

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+2’ Një goditje dënimi nga e majta sjell një rast të artë për Kejn i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën e amerikanëve.

90′ Jepen 4 minuta shtesë në fund të sfidës.

85′ Shumë minuta kalojnë mes zëvendësimeve dhe aksioneve që shkojnë pranë të dy zonave, por pa krijuar rrezikshmëri për portën e Pikford dhe Tërnër.

61’ Tre goditje këndi radhazi të amerikanëve krijojnë panik në zonën e Piford, aq sa edhe Kejn kthehet të mbrojë. Po luhet vetëm pranë katërkëndorit të britanikëve në këtë pjesë loje.

59’ Përsëri amerikanet të rrezikshëm me Pulishiç, por gjuajtja e tij devijohet jashtë.

49’ MekKeni tenton edhe një herë nga jashtë zonës nga e djathta, përsëri nuk ia del që të gjejë portën me tentativën e tij.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’+1’ Maunt ka një rast të pastër për të shënuar teksa merr një pasim perfekt nga Sterling, por gjuajtja e tij ndalet nga Tërner.

43’ Përsëri Dest nga e djathta, këtë herë harkon për Pulishiç i cili gjuan me kokë, pa gjetur portën angleze.

41’ Depërtim nga e djathta i Dest i cili arrin deri në zonën kundërshtare por pastaj tentativa e tij ndalohet nga mbrojtësit britanikë.

33’ TRAVERSË! Aksion i shpejtë i amerikanëve dhe Pulishicc tenton nga e majta duke gjetur traversën e portës së Pikford.

26’ MekKeni ka mundësinë e artë për të kaluar në avantazh SHBA kur pas një aksioni nga e djathta gjuan i vetëm në zonë, por çon topin mbi traversë.

16’ Mundohet edhe SHBA të krijojë diçka me një harkim nga e djathta që gjen Rajt, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë në shtyllën e parë përfundon jashtë.

12’ Janë anglezët që kanë iniciativën dhe tentojnë të krijojnë raste para portës së amerikanëve. Të cilët duken të tërhequr në këto minuta.

10’ Kejn jep shkëndijën e parë të ndeshjes pas shumë minutash studime. Në fundin e një aksioni me një takim, ai gjuan në portë pas asistit të Saka, pro gjen devijimin e një mbrojtësi

1′ Nis dueli që mund të përcaktojë një të kualifikuar në turin tjetër.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia formacionet

STATISTIKAT: 

aNGLIA STATISTIKAT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"