VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Algjeri, futbollisti ndahet nga jeta gjatë lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2021 | 14:02

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Algjeri, futbollisti ndahet nga jeta gjatë lojës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin algjerian. Lojtari Sofian Lokar u nda nga jeta pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes.

algjeri

30 vjeçari pati një përplasje në fushë në minutën e 26. Ai u fut në lojë për të vazhduar, por për habinë e të gjithëve lojtari pësoi një atak vetëm 9 minuta më vonë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin por nuk mundën.

Lokar ishte kapiten i ekipit Muludia Sadia dhe ishte martuar disa ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL