VIDEO/ Nga lotët e lojtarëve te dedikimi special i fitores, momentet dramatike të ndeshjes Skoci-Hungari
Një moment dramatik u regjistrua në minutën e 67-të në duelin mes Skocisë dhe Hungarisë. Sulmuesi hungarez Varga humbi ndjenjat në fushë, pas një përplasje me portierin kundërshtar Dun.
Varga qëndroi në tokë për disa minuta, teksa u transportua më pas me barelë, për të marrë ndihmën mjekësore më të specializuar.
Në momentin e transportimit, Varga u mbulua me çarçafë të shumtë, teksa shokët e skuadrës shpërthyen në lot, të shqetësuar për gjendjen e tij.
Më pas Hungaria fitoi ndeshjen vendimtare kundër Skocisë falë golit të Ksoboth në minutën e 100-të . Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni Szoboszlai dhe shokët e tij shfaqën një fanellë të Vargës dhe ia dedikuan fitoren atij.
After Kevin Csoboth scored to win it for Hungary, Szoboszlai gave him Varga’s jersey to celebrate ❤️🙏 pic.twitter.com/hlaUIbBZTG
— ESPN FC (@ESPNFC) June 23, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"