VIDEO/ Nga goli i anuluar, te largimi i gjyqtarëve. Tërbuni publikon “provat” se çfarë ndodhi në ndeshjen e pezulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 21:58

VIDEO/ Nga goli i anuluar, te largimi i gjyqtarëve. Tërbuni publikon “provat” se çfarë ndodhi në ndeshjen e pezulluar

Klubi i Tërbunit, nëpërmjet rrjeteve sociale, është munduar që të hedhë pak dritë mbi atë që ndodhi në stadiumin e qytetit të Pukës ku ndeshja mes skuadrës vendase dhe Turbinës, u ndërpre në minutat shtesë.

bandicam 2023-04-01 21-57-07-826

Me disa video të momenteve të fundit të ndeshjes, klubi ka treguar se nuk ka pasur agresion, përtej protestës ndaj vijërojtësit i cili kishte anuluar një gol sipas tyre të rregullt të Xhabrahimit.

Më pas, postoheshin me radhë edhe videot e momentit kur dilte nga fusha e lojës treshja e gjyqtarëve për të marrë vendimin që sfida të mos rifillohej.

Gjithashtu edhe momenti ku dilte skuadra mike, për të saktësuar se nuk kishte pasur asnjë lloj agresioni ndaj saj nga tribuna, teksa akuzonte gjyqtarin Stolaj se kishte vepruar me keqdashje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"