VIDEO/ Ndodhi gjatë derbit të Madridit, ja oferta që Simeone i bëri Luka Modriç kur po bëhej gati të hynte në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 22:31

VIDEO/ Ndodhi gjatë derbit të Madridit, ja oferta që Simeone i bëri Luka Modriç kur po bëhej gati të hynte në fushë

Luka Modriç (38 vjeç) ende nuk ka vendosur nëse dhe ku do të luajë futboll sezonin e ardhshëm. Situata e tij në Real Madrid është e pasigurt, ku ai mund të bëhet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit. Ndeshja e fundit, derbi i Madridit i luajtur të dielën kundër Atletikos në Bernabeu (1-1), i solli një buzëqeshje në fytyrën e tij.

luka1

Trajneri i klubit rival, Diego Simeone, ka vërejtur Modriç kur po bëhej gati të futej në lojë në minutën e 76-të. Teksa kroati po i lidhte këpucët, trajneri argjentinas u përpoq t’i tërheqë vëmendjen:

– Luka, Luka, Luka – bërtiti Çolo.

Modriç ngriti kokën  dhe argjentinasi bërtiti duke buzëqeshur:

– Ejani të luani për ne!

; Mesfushori kroat qeshi dhe nuk tha asgjë për këtë. Ka qenë shaka apo jo, interesimi i një prej trajnerëve më të mëdhenj të botës sigurisht që përfiton Luka, i cili po përgatitet për Kampionatin Europian në Gjermani, ku dëshiron të bëjë gjëra të mëdha me kombëtaren kroate, kun ë grup me ta ndodhet edhe Shqipëria Modriç ka thënë disa herë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Madrid dhe ndoshta rivali i qytetit të Realit do të përfshihet në gjithçka dhe do të përpiqet ta sjellë në Metropolitano mjeshtrin kroat. Simeone vendosi kontaktet e para me lojtarin…

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"