VIDEO/ Ndërpritet ndeshja, ish-lojtari i Milanit sherr me kundërshtarin. Nuk mungojnë as grushtet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 14:36

VIDEO/ Ndërpritet ndeshja, ish-lojtari i Milanit sherr me kundërshtarin. Nuk mungojnë as grushtet

Ndeshja miqësore mes Almerias dhe Harts është ndërprerë në minutën e 38-të të saj, ku deri në ato çaste rezultati ishte në 1-0 për ekipin spanjoll.

HA

Takimi u ndërpre për tu mos u filluar më, pas një konfrontimi fizik mes dy futbollistëve të dyja skuadrave, dhe më pas të gjithë filluan duke i ndarë, por nuk munguan as grushtet dhe shtyrjet me njëri-tjetrin.

Arbitri kryesor nuk ka kursyer kartonat e kuq, ku te Almeria është ndëshkuar ish-mbrojtësi i Milanit, Rodrigo Eli dhe për Harts, Aleksandër Koçrane.

Një skenë që u bë virale menjëherë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"