VIDEO/ Mungon një penallti për kurbinasit, njihuni me moviolën e sfidës Laçi-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 11:00

VIDEO/ Mungon një penallti për kurbinasit, njihuni me moviolën e sfidës Laçi-Egnatia

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Egnatias, e fituar me shifrat 0-2 nga rrogozhinasit, u gjykua nga Erjon Bastari i kolegjiumit të Tiranës. Kjo sfidë kishte vetëm një rast të dyshimtë.

bandicam 2023-11-28 13-51-43-569

78’ Barjamaj godet një top të kthyer dhe në një distancë jo të madhe, Zejnullai prek topin me dorë. Në këtë moment gjyqtari ka vijuar lojën, teksa nuk është sinjalizuar as nga VAR-i.

Pamjet tregojnë se kemi të bëjmë me një moment shumë të dyshimtë, ku mund të akordohej penallti, pasi dora e Zejnullait është e ngritur lart, në pozicion të hapur dhe jo natyral. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"