VIDEO/ Mori të kuq me Shpresat, sulmuesi shqiptar rikthehet në kampionatin italian dhe realizon… dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 21:27

VIDEO/ Mori të kuq me Shpresat, sulmuesi shqiptar rikthehet në kampionatin italian dhe realizon… dopietë

Kristian Shpendi u ndëshkua me karton të kuq, në duelin që Kombëtarja Shpresa, zhvilloi në transfertë ndaj Rumanisë U-21, që përfundoi me rezultatin 5-0. Kësisoj 19-vjeçari u rikthye te klubi i Çezenës, teksa ditën e sotme arriti të realizonte dopietë në triumfin 3-0 që bardhezinjtë regjistruan në shtëpi ndaj Lukezes.  

bandicam 2023-11-19 21-16-31-428

Sulmuesi tundi rrjetën në minutat 87 dhe 90+6 duke u shndërruar në një bomber te skuadra e tij që militon në Serinë C italiane dhe kryeson renditjen me 33 pikë.

bandicam 2023-11-19 21-16-12-092

Ndërkohë falë kësaj dopiete Kristian Shpendi u ngjit në krye të listës së golashënuesve me 7 gola, duke udhëhequr i vetëm. Me këtë ecuri, gjasat janë të mëdha që në merkaton e verës, 19-vjeçari të ndjekë gjurmët e binjakut të tij, Stiven Shpendi, që është pjesë e Empolit në Serinë A italiane.  

DOPIETA E REALIZUAR NGA KRISTIAN SHPENDI: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"