VIDEO/ Momente tensioni, ish-sulmuesi i Shpresave përplaset me futbollistin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 18:08

VIDEO/ Momente tensioni, ish-sulmuesi i Shpresave përplaset me futbollistin serb

Momente tensioni u regjistruan në duelin e ditës së djeshme mes ish-sulmuesit të Shpresave, Ermir Sahiti dhe mbrojtësit serb të Istrës, Mladen Devetak. Bëhet fjalë për duelin mes Istrës dhe Hajduk Split, i vlefshëm për elitën e futbollit kroat, që përfundoi me rezultatin 0-2, ku Sahiti shënoi edhe golin e parë për skuadrën e tij. 

2s1f-750x430

Devetak dhe Emir Sahiti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin, ku ka pasur shtytje. Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë të Istrës që përfituan nga momenti duke shtyrë Sahitin. 

Por kroati Marko Livaja, tregon se jo më kot është kapiten te Hajduk Spliti. Livaja ka shkuar për të mbrojtur Sahitin dhe ka tërhequr një lojtar rival, duke e kapur nga fyti për t’ia bërë të qartë se nuk mund të kërcënojë shokun e tij të ekipit.  Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"