VIDEO/ Momente horrori nga Formula 1, piloti i njohur britanik aksidentohet dhe dërgohet me urgjencë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 14:22

VIDEO/ Momente horrori nga Formula 1, piloti i njohur britanik aksidentohet dhe dërgohet me urgjencë në spital

Çmimi i Madh i Las Vegasit ishte një nga garat që pritej më me padurim këtë sezon, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin për yllin e McLaren, Lando Norris.

norris

Piloti britanik humbi kontrollin e makinës në xhiron e katërt, teksa kreu një aksident horror dhe u dërgua menjëherë në spital.

Për fatin e mirë ai nuk kishte pësuar asnjë dëmtim serioz, teksa nuk krijoi asnjë problem as për pilotët e tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"