VIDEO/ Misioni për të mbrojtur trofeun vazhdon, Egnatia “likuidon” në Rrogozhinë Laçin dhe avancon në gjysmëfinalet e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 23:50

VIDEO/ Misioni për të mbrojtur trofeun vazhdon, Egnatia “likuidon” në Rrogozhinë Laçin dhe avancon në gjysmëfinalet e Kupës

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës përballë Laçit, me rezultatin 3-1 brenda në Rrogozhinë dhe 4-1 rezultat i përgjithshëm.

bandicam 2024-03-05 14-08-48-526

Sfida nisi mjaft mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në avantazh me Montenegron në minutën e 19’, teksa në minutën e 38’ Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për të dyfishuar shifrat. Pjesa e dytë nisi me gol nga vendasit, me Montenegron që shënoi të tretin për skuadrën e Tetovës dhe të dytin personal.

Kurbinasit u munduan të reagonin, duke gjetur golin me Myrtën në minutën e 61’, por 8 minuta më vonë Kryeziu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për të rihapur disi sfidën.

Kështu Egnatia vazhdon me misionin për të mbrojtur trofeun që fitoi një vit më parë duke avancuar për në gjysmëfinale, ndërsa laçi tashmë do të shohë vetëm nga kampionati.

REZULTATI:

EGNATIA 3-1 LAÇI (1-0)

Montenegro 19′, 50′, Aleksi (P) 38′ / Myrta 61′

NGJARJET KRYESORE:

90+1′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Manellari dhe në vendin e tij futet Guci.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Barjamaj shkakton një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Gjyqtari konsultohet me VAR për një karton të kuq të mundshëm, por i qëndron vendimit të tij. (VIDEO)

83′ Dy zëvendësime te Egnatia. Largohen Rama dhe Fernando, në vendet e tyre Drame dhe Spahiu.

81′ Ibrahimoglu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Prodani provon me kokë pas një krosimi në zonë, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Sherri. (VIDEO)

69′ Kryeziu niset nga pika e bardhë, por Sherri arrin ta ndalë. (VIDEO)

68′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Sobouejll dhe në vendin e tij futet Da Silva.

67′ PENALLTI PËR LAÇIN! Myrta përplaset me Dylis dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për kurbinasit. Ka karton të verdhë për Aleksin për protesta. (VIDEO)

64′ Tre zëvendësime te Egnatia. Largohen Zejnullai, Malota dhe Monetenegro. Në vendet e tyre futen Ahmetaj, Dylis dhe Lubas.

64′ Dy zëvendësime te Laçi. Largohen Melo dhe Tresa. Në vendet e tyre Bibo dhe Barjamaj.

61′ GOOOL LAÇI 3-1/ Myrta merr një top në hyrje të zonës dhe me të djathtën e çon drejt rrjetës. (VIDEO)

59′ Ndreca provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

50′ GOOOL EGNATIA 3-0/ Ibrahimoglu futet në zonë dhe hedh topin për Montenegron, i cili me portën bosh e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)

47′ Zejnullai shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Ujka dhe në vendin e tij futet Ujka.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Melo provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, e cila shkon mbi kuadratin e portës.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Zejnullai provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi kontrollohet pa probleme nga ana e Dajsinanit.

40′ Zejnullai provon me një parabël, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

38′ GOOOL EGNATIA 2-0/ Albano Aleksi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

35′-37′ PENALLTI PËR EGNATIAN! Ndreca godet dhe topi përplaset në dorën e Manellarit, me gjyqytarin që akordon faull për kurbinasit. Pas rishikimit me VAR, me arbitrin që më pas akrodon 11-metërsh për rrogozhinasit. (VIDEO)

34′ Aksion fantastik nga ana e rrogozhinasve, me Zejnullain që godet pas një krosimi në zonë, me Dajsinanin dhe traversën që shpëtojnë portën kurbinase. (VIDEO)

26’ Ibrahimoglu merr një top të bukur në zonë dhe godet, por ndalet nga Dajsinani. (VIDEO)

19′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Aleksi hedh një top të gjatë për Montenegron dhe ky i fundit me një goditje të lehtë e çon topin drejt rrejtës. (VIDEO)

7′ Tresa shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ Rama provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por Dajsinani arrin që ta ndalë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri,  Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca,  Aleksi, Zejnullai, Fernando, Rama, Ibrahimoglu, Montenegro

Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Dajko, Prodani, Kryeziu, Manellari, Ujka, Tresa, Melo, Sobouejll

Trajner: Armando Cungu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"