VIDEO/ Mirlind Daku mahnit shokët e skuadrës, shikoni çfarë goli shënon sulmuesi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 21:55

VIDEO/ Mirlind Daku mahnit shokët e skuadrës, shikoni çfarë goli shënon sulmuesi i Kombëtares

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku ka mahnitur shokët e tij të skuadrës tek Rubin Kazan.

Daku

Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët e klubit rus janë argëtuar duke treguar aftësitë e tyre para portës, ose më saktë pas portës. Pikërisht kështu, sepse për të treguar teknikën me topin ata janë pozicionuar pas portës, me qëllim për të shënuar golin nga aty.

Daku gjeti efektin e duhur me të cilin topi pas impaktik në tokë kërceu duke përfunduar në rrjetë.

“Poooo… ” thirri sulmuesi kuqezi në eufori i cili u përgëzua edhe nga shokët e skuadrës. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"