VIDEO/ Merr fund “ëndrra” e Berishës, Juventusi prek finalen per herë të katërt radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2018 | 19:49

VIDEO/ Merr fund “ëndrra” e Berishës, Juventusi prek finalen per herë të katërt radhazi

Juventusi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Atalantës në takimin e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Kampionët e Italisë arrijnë finalen e këtij kompeticioni për vitin e katërt radhazi, pasi fituan me rezultat të përgjithshmen 2-0 ndaj Atalantës në gjysmëfinale.

DXJMSsJVAAApYTU

Alegri bëri disa ndryshime në këtë sfide, duke marrë parasysh edhe fitoren në takimin e parë. U aktivizuan në këtë sfidë disa lojtarë që kanë marrë pak minuta si Lishtajner, Asamoa, Matuidi dhe Markizio. Zonjës së Vjetër i mjaftoi vetëm një gol nga penalltia i Pjanicit për të kaluar më tej.

DXJMOGqU0AAmv-p

Etrit Berisha ka luajtur nga formacioni në këtë takim. Edhe pse nuk arriti finalen, rrugëtimi i Atalantës në këtë vit në qupë mund të quhet i suksesshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"