VIDEO/ Maroku dhe Kroacia nuk “shkrepin”, yjet e dy përfaqësuesve në… hije

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 14:37

VIDEO/ Maroku dhe Kroacia nuk “shkrepin”, yjet e dy përfaqësuesve në… hije

Ka përfunduar pa gola 0-0 ndeshja mes Marokut dhe Kroacisë, e vlefshme për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022”.

MAROK KROACI 2

Një sfidë e ekuilibruar me të dyja përfaqësueset që kanë provuar kundërsulmet dhe rastet për gol, por kjo e fundit ishte ajo që mungoi më së shumti në këtë duel.

Munguan konkretizimet e saktsa të yjeve e të dyja përfaqësuesve ku nuk lanë asnjë shenjë në këtë ndeshje.

Kombëtarja marokene dhe nënkampionët e Botës ndajnë pikët në Grupin F.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

88

 

FT  | MAROK 0-0 KROACI

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 6 minuta shtesë!

80′ Dy lëvizje te përfaqësuesja marokene, largohen En Nesiri dhe Onahi për Hamdalah dhe Sabirit.

79′ Ballkanasit kryejnë përsëri zëvendësim, largohet Mateo Kovaçiç për t’i bërë vend Lovro Majer.

78′ Vjen dhe kartoni i parë i verdhë i takimit, Amrabat ndëshkohet pas një ndërhyrje në dëm të Luka Modriç.

70′ Kroatët bëjnë sërish zëvendësim, Marko Livaja merr vendin e Andrej Kramariç.

66′ Përfaqësuesja marokene kryen zëvendësim, largohet Bufal për Ez Abde.

65′ Maroku shfaqet rrezikshëm me Ashraf Hakimin, i cili me një goditje dënimi lëshon një “silurë”, por portieri Livakoviç e ka grushtuar atë top duke e larguar.

60′ Mazraui nuk ia del dot pasi ra keq në fushën e blertë, Maroku e zëvendëson menjëherë me Atiat-Alal.

53′ Kroacia pranë golit, teksa Maroku shpëton mrekullisht nga goli pas një ngatërrimi në zonë dhe spastrohet gjithçka nga ekipi maroken.

52′ “Ndizet” sfida, loja po luhet me kundësulme teksa skuadrat po provojnë të kapin në befasi njëra-tjetrën.

46′ Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për kroatët, teksa largohet i dëmtuar Vlasiç për Pasaliç.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksionit të dytë e shkelmojnë ballkanasit e Kroacisë.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Kroacia rrezikshëm teksa provon me Modriç, por topi përfundon lart traversës.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 2 minuta shtesë!

42′ Vlasiç ndjen shqetësime në kofshën e djathtë dhe stafi i Kroacisë hyn në fushë për ta mjekuar. Asnjë problem serioz për të, teksa ka vijuar lojën.

34′ Kroacia prej disa minutash po provon që të qarkullojë topin duke marrë në kontroll lojën.

21′ Ballkanasit provojnë të befasojnë me kundërsulm, por mbrojtja marokene mbyll gjithçka në zonën e rreptësisë.

17′ Ivan Perisiç tenton supergolin, teksa provon nga jashtë zone me një goditje me topin që përfundon fare pranë traversës.

11′ Sfidë e ekuilibruar teksa loja është e përqëndruar në mesfushë me skuadrat që po studiojnë njëra-tjetrën.

5′ Maroku për pak sa nuk e katranos duke kthyer topin pas, por mbrojtja afrikane është e saktë duke e larguar në goditje këndi.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e shkelmon përfaqësuesja marokene.

FORMACIONET ZYRTARE –

MAROK –

mar

KROACI –

kroa

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"