VIDEO/ Mançester Junajtid nuk e njeh turpin, Bornemuth e mposht pastër në “Old Trafford”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 18:12

VIDEO/ Mançester Junajtid nuk e njeh turpin, Bornemuth e mposht pastër në “Old Trafford”

Turpi nuk ka fund për Mançester Junajtid. Fitorja e me Çelsin mbeti thjesht një imazh, pasi “djajtë e kuq” janë kthyer sërish te rezultatet e negative, madje edhe turpëruese për tifozët. Skuadra e Ten Hagut ka pësuar një humbje shkatërruese në “Old Trafford”, ku janë mundur në shifrat 3-0 nga Bornemuth.

manu

Madje humbja mund të ishte edhe më e thellë, nëse VAR-i nuk do u anulonte golin e katërt miqëve në kohën shtesë. Brajtoni me vështirësi ka arritur që të marrë një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Bërnlejt. Humbje pësoi edhe Brentfordi i portierit të Kombëtares, Tomas Strakosha që vijon ta shikojë ekipin nga stoli. Shefild Junajtid i ka mjaftuar goli i Mk Ati për të mposhtur londinezët. Ulves ka barazuar në shtëpi në shifrat 1-1 ndaj Notingham Forestit.

 

Goli i parë i Bornemuthit (VIDEO)

Goli i dytë i Bornemuthit (VIDEO)

Goli i tretë i Bornemuthit (VIDEO)

Goli i anuluar i Bornemuthit (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"