VIDEO/ Manaj sulmuesi shqiptar i momentit, shënon golin e 12-të sezonal dhe kualifikon ekipin në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 23:23

VIDEO/ Manaj sulmuesi shqiptar i momentit, shënon golin e 12-të sezonal dhe kualifikon ekipin në Kupë

Rej Manaj mbetet sulmuesi shqiptar i momentit në arenën dnërkombëtare. Sulmuesi i Kombëtares po shkëlqen këtë sezonnë Turqi, duke i lënë pas dëmtimet që e kanë penguar shumë në karrierë në sezonet e fundit.

manaj-1

Manaj ka shënuar sot golin e 12-të sezon me Sivasporin, pikërisht në Kupën e Turqisë ndaj Keciorenuçu, ku fituan në shifrat 3-2. Manaj hyri në fushë në minutën e 60-të dhe në të 81-ën shënoi golin e tretë për Sivasporin, që rezultoi edhe goli i kualifikimit. Manaj shënoj me një gjuajtje perfekte nga jashtë zonës duke kaluar kështu Sivasporin në 1/8 e Kupës së Turqisë.

Me këtë paraqitje padyshim që trajneri i Kombëtares Silvinjo do ta ketë në konsideratë sulmuesin lushnjar, i cili me shumë gjasa mund të kthehet te kuqezinjtë në turneun e muajt mars që Shqipëria do të zhvillojë në Algjeri.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"