VIDEO/ Magji e Ronaldos! Juventusi fundoset në Torino, Reali me një këmbë në turin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 23:15

VIDEO/ Magji e Ronaldos! Juventusi fundoset në Torino, Reali me një këmbë në turin tjetër

Reali i Madridit mori një fitore të madhe, në sfidën e parë çerekfinale në Champions League, në Torino përballë Juventusit. Madrilenët mundën pastër 0-3 ekipin e Alegrit, duke dominuar totalisht ndeshjen e parë.

real madrid ronaldo

Ronaldo hapi serinë e golave që në minutën e 3-të, me një gol të shpejtë që shtangu vendasit. Higuain pati rastin më të mirë për të barazuar, por ishte portieri Navas ai që mbajti në lojë madrilenët. Pjesa e parë u mjaftua me rezultatin 0-1.

ronaldo

Më pas, në të dytën, Ronaldo i shtangu të gjithë, në minutën e 64-t, kur me një rofeshatë, kaloi në avantazh të dyfishtë “los blancos”. Thjesht, një gol magjik. Dibala më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe në të 72-tën Marselo shënoi edhe të tretin.

Tashmë, ekipi i Zidan e sheh veten me një këmbë në gjysmëfinale, dhe në sfidën e kthimit duhet vetëm të menaxhojë fitoren e thellë të sotme.

 

ronald

 

Juventus-Real Madrid 0-3

Gol: Ronaldo 3′, 64′, Marselo 72′

KK: Dibala 66′

Marselo 72′

Ronaldo 64′

Ronaldo 3′

 

Pritja e Navas

 

 

FORMACIONET

juve real formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"