VIDEO/ Lojtarët e Luftëtarit, apel qeverisë: Mendoni edhe për rrogat tona, paguajmë taksa si çdo punonjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 20:27

VIDEO/ Lojtarët e Luftëtarit, apel qeverisë: Mendoni edhe për rrogat tona, paguajmë taksa si çdo punonjës

Përveç se frikës nga Koronavirusi, një problem tepër shqetësues mbeten edhe pagat. Shumica e klubeve shqiptare, janë duke kaluar një situatë tepër të vështirë, për shkak të izolimit të vendit, teksa kërkojnë shpëtim nga qeveria shqiptare, për të përfshirë futbollin në paketat e ndihmave ekonomike, nëpërmjet suvencioneve.

Luftetari ndaj Skenderbeut

Nëpërmjet një video të shpërndarë nga klubi 2 futbollistët e Luftëtarit, mbrojtësi Amer Duka dhe mesfushori me tipare sulmuese Jurgen Dushkaj, I bëjnë apel qeverisë që të gjejë një zgjidhje për rrogat e futbollistëve.

JA APELI I FUTBOLLISTËVE TË LUFTËTARIT:

AMER DUKA:

“Shpresoj që të jeni të gjithë mirë nga Koronavirusi dhe ta kalojmë këtë sëmundje të gjithë së bashku. Të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi dhe të evidentojmë lëvizjet e tepërta jashtë shtëpisë. Unë si lojtar i Superiores kërkoj dëmshpërblim nga shteti për pagat tona, sepse edhe ne jemi taksapagues si të gjithë punonjësit e tjerë”, deklaroi Duka.

JURGEN DUSHKAJ:

“Solidarizohem me gjithë të prekurit në Shqipëri, shpresoj të mos ketë më asnjë të infektuar dhe të mbarojë ky makth për të gjithë botën. Në si futbollista jemi në izolim dhe po zbatojmë rregullat e higjienës, sepse vetëm kështu mund të mposhtim këtë virus famëkeq. E di që nuk është momenti i duhur për të folur për këtë temë sepse njerëzit në këtë botë po vdesin dhe po infektohen dita ditës.

Por më duhet të dal te tema e futbollit, sepse edhe ne kemi familje dhe kemi njerëz që kanë nevojë për ne. I bëj thirrje thirrje qeverisë shqiptare ta ndihmojë FSHF-në me rrogat e futbollistëve. Sepse tek e fundit kjo është jeta jonë, ky është zanati jonë. Jemi profesionista dhe duhet të trajtohemi si të tillë. Me besimin te Zoti dhe me shumë kujdes do ia dalim”, u shpreh Dushkaj.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"