VIDEO/ Laçi kualifikohet për më tej, supergoli i Mazrekajt dërgon kurbinasit në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2022 | 0:17

VIDEO/ Laçi kualifikohet për më tej, supergoli i Mazrekajt dërgon kurbinasit në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Laçi ka mundur në transfertë Iskrën me rezultatin minimal 0-1 për të vazhduar më tej në Ligën e Konferencës.

bandicam 2022-07-14 21-17-35-246

Një supergol nga goditja e dënimit nga Mentor Mazrekajt në minutën e 19’ i mjaftoi kurbinasve për t’u kualifikuar në turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Konferencës.

Më pas loja foli vetëm për Laçin, por kurbinasit nuk arritën të finalizonin. Gjithsesi kjo i mjaftoi skuadrës së Shpëtim Duros që tani duhet t’i bëjë llogarit për të vazhduar kështu dhe në raundin e dytë.

REZULTATI:

ISKRA 0-1 LAÇI

Mazrekaj 19′

KOMENTI LIVE:

90+4’ Mbyllet sfida!

90’ Gjyqtari i katërt sinjalizon 4 minuta shtesë.

90’ Prengaj lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por topi devijohet nga portieri për ta dërguar në goditje këndi.

89’ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mazrekaj, futet Prengaj.

84’ Zëvendësim i dyfishtë për Iskrën. Largohen Pavliçeviç dhe Markoviç. Në vendet e tyre Obradoviç dhe Pupoviç.

80’ Mazrekaj del i vetëm përballë portierit dhe lëshon një gjuajtje drejt portës, por tentativa e tij ndalet me këmbë nga Kordiç.

78’ Zëvendësim te Laçi. Largohet Akinjemi dhe në vendin e tij futet Roganoviç.

70’ Guindo lëshon një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone por topi shkon jashtë. Kishte dhe një kontakt me kundërshtarin, por s’ka asgjë më shumë se një rivënie fundore.

69′ Zëvendisim te Iskra. Largohet Popoviç, futet Markoviç.

68’ Babatunde lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon shumë lart kuadratit.

65’ Zëvendësim te Laçi. Largohet Spahiu dhe në vendin e tij futet Babatunde.

63’ Probleme për Spahiun. Mesfushori i kurbinasve lëshon një gjuajtje e cila ndalet nga një mbrojtës dhe duket se kjo i ka sjellë probleme në këmbën e tij të djathtë. Del nga fusha për të marrë ndihmën nga stafi mjekësor.

61’ Lojtarët e Laçit vazhdojnë të sulmojnë për të gjetur dhe golin e dytë, por futbollistët e Iskras blindojnë mbrojtjen.

53’ Zëvendësim për Iskrën. Largohet Kojaseviç dhe në vendin e tij futet Muharemoviç.

48’ Guindo lëviz mjaftë bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, e cila ndalet nga portieri. Topi më pas shkon te Akinjemi, por ky i fundit gjendej në pozicion të parregullt.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1’ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë.

43’ Guindo jep një top të bukur për Akinjemin, me këtë të fundit që tenton të kalojë portierin, por goditja ishte e dobët dhe shkon  jashtë kuadratit.

39’ Akinjemi lëviz bukur pranë zonës dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35’ Guindo lëviz shumë shpejtë drejtë zonës kundërshtare, i cili vetëm për vetëm me portierin e pason për Akinjemin, por topi nuk shkon deri te sulmuesi dhe largohet në goditje këndi.

29’ Spahiu lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij është e lehtë dhe ndalet pa probleme nga portieri.

19’ GOOOL Laçi 0-1/ Mazrekaj lëshon një krosim në zonë nga goditja e këndit, të cilën askush nuk e devijon dhe shkon në rrjetë, duke kaluar kurbinasit në avantazh.

11’ Kumburoviç lëshon një gjuajtje me kokë, por për fatin e mirë të kurbinasve, tentativa e tij përfundon jashtë.

9’ Akeinjemi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit kundërshtar duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

6’ Turkaj nuk arrin dot të mbajë topin dhe shkakton një goditje dënimi pranë zonës së Laçit. Karton i verdhë për futbollistin kurbinas.

3’ Pavliçeliç lëshon një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat, pa probleme për portierin e Laçit, Dajsinani.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"