VIDEO/ Laçi dhe Kukësi i “prishin” punë njëra-tjetrës, e mbyllin në barazim sfidën e fundit të vitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2023 | 0:04

VIDEO/ Laçi dhe Kukësi i “prishin” punë njëra-tjetrës, e mbyllin në barazim sfidën e fundit të vitit

Laçi dhe Kukësi kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

F. Hazisllari

F. Hazisllari

Sfida u zhbllokua në minutën e parë nga Rivas i cili përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Ky avantazh do të zgjaste deri në minutat e fundit ku Sobouejll do të shënonte golin e barazimit. Një gol që fillimisht u anulua nga Maletaj dhe pas rishikimit në VAR e cilësoi si të rregullt.

Me këtë barazim skuadrat i kanë prishur punë njëra tjetrës duke mbetur në të njëjtën renditje. Kurbinasit pozicionohen në vendin e 7-të me 21 pikë dhe verilindorët në vendin e 8-të me 19 pikë.

REZULTATI 

LAÇI 1-1 KUKËSI

84′ Sobouejll/ Rivas 1′

NGJARJET KRYESORE:

90’+6′ Mbyllet dueli pa fitues!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë

88’ Qato lëshon predhën drejt portës, por traversa i mohon golin e sigurt (VIDEO)

84′ GOOOL LAÇI 1-1/ Pas një verifikimi në VAR, Maletaj e cilëson gol të rregull atë të Sobouejllit (VIDEO) + (VIDEO)

83′ Ka verifikim në VAR. (VIDEO)

80′ Melo gjuan drejt portës dhe topi ndalet në shtyllë dhe më pas Sobouejll e shtyn drejt rrjetës. Por është konsideruar faull nga Dorjan Maletaj për shkak të një goditje ndaj një futbollisti.  (VIDEO)

77′ Qato ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Fejzajt

75′ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë pasi kapi topin me dorë në mesin e fushës.

72’ Reçi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Qatos.

68′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mjaki dhe në vendin e tij futet Barjamaj.

66′ Dajko provon me një gjuajtje me kokë, me tentativën e tij që shkon jashtë kuadratit.

61′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Rashiti dhe në vendin e tij futet Najara.

60′ Dajko provon me kokë, por sërish Tafas ndërhyn për t’i mohuar golin kurbinasve.

59′ Qato provon me një gjuajtje tokasi, e cila ndalet nga portieri Tafas. (VIDEO)

49′ Salami jep një top për Fejzajn, me këtë të fundit që godet me të majtën, por Dajsinani reagon siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Syla dhe në vendin e tij futet Qato.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Zëvendësim te Kukës. Largohet Momoh dhe në vendin e tij futet Lala.

42′ Sobouejll rrëzohet në zonë dhe kurbinasit protestojnë për penallti. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

27′ Salami lëviz bukur në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij devijohet dhe shkon në goditje nga këndi. (VIDEO)

21′ Kryeziu propvon me një goditje potente nga distanca, por Tafas bën një ndërhyrje fantastike për t’i mohuar golin. (VIDEO)

15′ Murati shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

14′ Sobouejll lëviz mjaft bukur në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që shkon mbi kuadrat.

12′ Sobouejll provon me një gjuajtje nga brenda zonës, me Tafas që arrin ta ndalë, por gjyqtari anësor ngre flasumrin për një pozicion jashtë loje.

1′ GOOOL KUKËSI 0-1/ Rivas rrëmben një top në zonë nga pakujdesia e mbrojtjes dhe godet duke ndëshkuar vendasit. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FROMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Da Silva, Kryeziu, Syla, Mjaki, Myrta, Melo, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Lamçe, Murati, Fejzaj, Momoh, Da Mota, Salami, Rashiti, Rivas.

Trajner: Stavri Nica

WhatsApp Image 2023-12-23 at 13.17.34

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"