VIDEO/ Kukësi rikthehet sërish te fitorja, mund në shtëpi Kastriotin dhe i largohet zonës së mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2023 | 0:00

VIDEO/ Kukësi rikthehet sërish te fitorja, mund në shtëpi Kastriotin dhe i largohet zonës së mbijetesës

Kukësi është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

bandicam 2023-02-11 14-11-02-898

Verilindorët dominuan pjesën më të madhe të takimit, teksa dhe krutanët u treguan disa herë të rrezikshëm përpara porte. Gjithsesi ishte Basha ai i cili me një gol në minutën e 49’, i dha fitoren vendasve.

Kështu Kukësi largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës dhe ngjitet në vendin e 7-ë momentalisht me 25 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 20 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 1-0 KASTRIOTI

Basha 49′

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Zogaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

85′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Greca dhe në vendin e tij futet Arapi.

83′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi. Largohen Peposhi dhe Basha, në vendet e tyre futen Martinez dhe Domi.

80′ Stojanoviç provon me një gjuajtje me kokë brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

79′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Prenkoçeviç dhe në vendin e tij futet Mihana.

74′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi. Largohen Sh. Taipi dhe Barbosa, në vendet e tyre futen Sula dhe Rashiti.

70′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Onanuga dhe në vendin e tij futet Rexhinaldo.

67′ Barbosa provon me një gjuajtje me kokë, por Malaj e kontrollon pa probleme.

63′ Onanuga shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Peposhi provon me një gjuajtje brenda zonës, por Malaj tregohet i vëmendshëm dhe çon topin në goditje këndi.

54′ Një top ngel në zonë dhe Mehmeti provon men jëherë me një gjuajtje me të majtën, e cila ndalet në rrjetën e jashtme.

53′ Ndreca provon nga distanca me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

49′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Basha merr një top fantastik nga Lamçe në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën e dërgoi në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41′ Sh. Taipi provon me një të djathtë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

35′ Hasani shkakton një ndërhyrje të rrezikshme dhe shkaktohet me karton të verdhë. Gjithashtu me karton të verdhë ndëshkohet edhe A. Selmani për protesta.

31′ Ndreca kthen një top të bukur brenda zonës, por Basha nuk arrin dot në kohë.

29′ Barbosa provon me një gjuajtje brenda zonës, teksa Malaj tregohet i vëmendshëm dhe ndal topin.

23′ Malaj gabon me një pasë, e cila shkon te Gj. Taipi, por tentativa e këtij të fundit me portën bosh shkon mbi kuadrat.

18′ Zogaj provon me një gjuajtje me të majtën brenda zonës, me portierin Tafas që e kontrollon situatën.

8′ Peposhi provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij kontrollohet pa probleme nga Malaj.

6′ Zëvendësim i detyruar te Kukësi. Largohet Xhonson i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Peposhi.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Mbarak, Sh. Taipi, Basha, Gj. Taipi, Xhonson, Barbosa.

Trajner: Rrahman Hallaçi

KASTRIOTI: Malaj, Prenkoçeviç, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Mehmeti, Zogaj, Hasani, Greca.

Trajner: Ardian Mema

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"