VIDEO/ Kukësi merr një fitore për t’iu larguar fundit, Laçi humb shansin e kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 23:49

VIDEO/ Kukësi merr një fitore për t’iu larguar fundit, Laçi humb shansin e kreut

Kukësi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e javës së 9 ndaj Laçit, për t’iu larguar fundit të tabelës së klasifikimit. Verilindorët kanë mposhtur kurbinasit me shifrat 1-0 duke ndaluar këto të fundit që të barazonin përkohësisht Egnatian në kreun e renditjes.

bandicam 2023-10-22 15-08-58-094

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me pak raste nga të dy skuadrat në pjesën e parë të sfidës, pasi mbrojtjet ishin shumë të kujdesshme për të mos lejuar hapësira. Goli i vendasve do të vinte vetëm në pjesën e dytë me Abdou, i cili shfrytëzoi më së miri shansin e parë që iu shfaq sapo u fut në fushën e lojës.

Më pas, verilindorët ishin të kujdesshëm në prapavijë teksa tentuan me kundërsulme edhe të mbyllnin ndeshjen, duke krijuar e shpërdoruar raste të njëpasnjëshme para Dajsinanit.

Gjithsesi, në fund edhe ai gol i vetëm u mjaftoi për tre pikët, të cilat i largojnë për momentin nga fundi i renditjes së kampionatit ku kanë qenë gjatë javëve të fundit.

KUKËSI 1-0 LAÇI
64′ Abdu

NGJARJET KRYESORE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kukësit.

90’+3’ Gjuajtje e Ujkës nga distanca, sfera kalon jashtë katërkëndorit të Tafas.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te Qato në krahun e tjetër, por gjuajtja e futbollistit të kurbinasve kalon mbi traversë. (VIDEO)

84’ Abdou bën gjithçka mirë në të majtën, merr fundoren e pason për Reçin por ky i fundit gjuan mbi traversë. (VIDEO)

82’ Harkim i rrezikshëm i Salamit nga e djathta, Dajsinani reagon duke larguar sferën.

80’ Josa bën lëvizje në radhët e skuadrës së tij me Taleb e Myrta të cilët marrin vendin e Kryeziut dhe Sobouale. Nga ana tjetër, Najara merr vendin e Bashës.

75’ Tani është vetë Salami i cili provon nga e djathta, topi harkohet jashtë katërkëndorit në momentin e fundit duke mos i dhuruar gëzimin e një goli. (VIDEO)

74’ Salami nga e djathta pason në qendër ku Mota gjuan por gjen përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)

71’ Laçi ka marrë plotësisht kontrollin e manovrës në këto minuta, duke hedhur shumë forca përpara për të gjetur golin e barazimit.

66’ Melo tenton të gjejë golin e barazimit me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e Tafas.

64’ GOOOL KUKËSI! Harkim nga e djathta i Salamit në shtyllën e dytë ku Abdou me kokë gjen rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. (VIDEO)

62’ Abdou merr vendin e Hasajt të dëmtuar në radhët e Kukësit.

61’ Qato harkon në zonë një goditje dënimi, Dajko me kokë nuk ia del të devijojë drejt rrjetës duke çuar sferën jashtë.

58’ Basha është lojtari i radhës i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

56’ La Torre merr vendin e Rivas në radhët e Kukësit.

52’ Manellari provon nga distanca, Tafas grushton e më pas është mbrojtja e cila largon rrezikun. (VIDEO)

48’ Të dy skuadrat kërkojnë golin me aksione individuale, por pa shumë sukses pasi mbrojtjet janë të rreshtuara mirë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes skuadrave.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Melo dhe Fejzaj ndëshkohen me kartonë të verdhë për shkak të një përplasje që patën në fushë.

25′ Ujka lëshon një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

23′ Hasaj provon me një të majtë potente nga distanca, e cila ndalet nga Dajsinani.

22′ Skuadrat luajnë të balancuara në mesfushë.

3′ Hasaj lëviz bukur mdhe me të majtën gjen shtyllën. Topi më pas gjen Salamin, me këtë të fundit që ndalet nga Silva. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Basha, Hasaj, Rivas, Duka, Salami, Mbarak, Fejzaj, Mateus.

Trajner: Stavri Nica

LAÇI: Dajsinani, Silva, Qato, Kryeziu, Manellari, Melo, Bajramaj, Ujka, Mjaki, Dajko, Sobouale.

Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"