VIDEO/ Kombëtarja Shpresa luan në Finlandë, i drejton italiania më e përfolur këtë javë në Serinë A për duelin e shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2023 | 23:13

VIDEO/ Kombëtarja Shpresa luan në Finlandë, i drejton italiania më e përfolur këtë javë në Serinë A për duelin e shqiptarëve

Nuk është vetëm Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo ajo q ë zbret në fushë këtë javë në kompeticionet ndërkombëtare. Protagoniste do të jetë në kualifikuese këtë javë edhe përfaqësuesja Shpresa, e cila luan një duel delikat në Finlandë në kualifikueset e Euro 2025.

Ferreri Kaputi dhe Di Monte

Ferreri Kaputi dhe Di Monte

Do të jetë padyshim një ndeshje e veçantë, pasi kuqezinjtë e vegjël janë aktualisht kryesues grupi me pikë të plota pas dy ndeshjesh, edhe për faktin se në këtë takim do të drejtohen nga një katërshe italiane pak e veçantë.

Gjyqtarja kryesore e ndeshjes do të jetë italiania Maria Sole Ferrieri Kaputi, e cila ka hyrë në histori në vitin 2022 si femra e parë që drejton një ndeshje të Serisë A. Ajo ka fituar terren tashmë edhe në arenën ndërkombëtare dhe UEFA po e përfshin në ndeshjet e meshkujve.

Por përtej kësaj, ajo që bie në sy është se asistente do të jetë Françeska Di Monte, protagoniste e pafat e kësaj fundjave në Serinë A si vijërojtëse në ndeshjen mes Leçes dhe Sasuolos. E pafat jo për një ngjarje në fushën e lojës, por pak para fillimit të sfidës.

Në pamjet e shfaqura në TV, kryesori Luka Saki, vendosi të mos i jepte dorën asistentes së tij teksa ekipet po rreshtoheshin në tunel para fillimit të sfidës. Një gjest i cili është komentuar në rrjetet sociale e jo vetëm, duke sjellë pezullimin e tij nga Shoqata e Gjyqtarëve në Itali për këtë veprim.

 


Një situatë që nuk ka ndryshuar as kur vetë Di Monte është munduar që ta shfajësojë kolegun, duke hapur debat tjetër në Serinë A rreth rregullave “të detyrueshme” që duhej të zbatonin xhaketat e zeza, pasi shtrëngimi i duarve në fillimin e tij mes gjyqtarëve, nuk është i tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"