VIDEO/ “Koha për një eksperiencë të re”, Asani ka falenderime për të gjithë: Gjithmonë në zemrën time …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 14:58

VIDEO/ “Koha për një eksperiencë të re”, Asani ka falenderime për të gjithë: Gjithmonë në zemrën time …

Jasir Asani do të largohet nga Partizani në merkaton e janarit, për të nisur një aventurë të re me klubin e AIK-ut në kampionatin suedez. 

Asani

24-vjeçari nga Shkupi ishte një nga futbollistët më të dalluar të Partizanit, sezonin e shkuar, kur të kuqtë u shpallen edhe kampionë Shqipërie, teksa tashmë i duhet të provojë një sfidë të re.

Futbollisti nuk ka harruar të falenderojë drejtuesit e Partizanit, tifozët e Partizanit dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, teksa ka postuar një video në “Instagram”, duke shkruar:

“Dua të shpreh të gjithë kënaqësinë time sepse futbolli është pasioni i jetës sime. Të luaj për AIK është nder dhe mundësi e shkëlqyer për mua. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që na brohoritën kudo, në fitore dhe në humbje. Dua të falënderoj klubin e Partizanit dhe veçanërisht presidentin Gazmend Demi për gjithçka që ka bërë për mua. Gjithmonë në zemrën time. Është koha për një sfidë të re”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"