VIDEO/ Klodian Duro “i fut frikën” ish-ekipit, “kërcënon” Kukësin me një… supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 20:13

VIDEO/ Klodian Duro “i fut frikën” ish-ekipit, “kërcënon” Kukësin me një… supergol

Ditën e nesërme, Kamza luan ndaj Kukësit në ndeshjen e “Loro Boriçit”, në një sfidë ku trajneri i kamzalinjve, Klodian Duro, luan përballë ish-ekipit të tij të parë, aty ku filloi edhe karrierën si teknik futbolli.

Capture

Në seancën e sotme stërvitore, të fundit para ndeshjes së nesërme, protagonist është bërë vetë trajneri Duro. Teksa lojtarët praktikonin goditjet në portë, Duro kryente rolin e ndihmësit, duke i shtruar topin të tijve, por në një moment, ai vendos të kthehet me fytyrë nga porta, dhe me një të majtë vrastare, shtang portierin, duke shënuar një supergol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"