VIDEO/ Katar 2022 nis me një disfatë për… Katarin. Ekuadori fiton dhe rishkruan historinë e Kupës së Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2022 | 23:57

VIDEO/ Katar 2022 nis me një disfatë për… Katarin. Ekuadori fiton dhe rishkruan historinë e Kupës së Botës

Katar 2022 ka nisur sot me një ndeshje historike mes vendit organizator dhe Ekuadorit. Një sfidë e cila pa fituese me shifrat 2-0 skuadrën latino-amerikane, e cila shkroi historinë e aktiviteteve të tilla ku ekipi vendas asnjëherë më parë nuk kishte humbur ndeshjen e hapjes.

katar ekuador

Por ka gjithmonë një herë të parë dhe humbja e Katarit sot ishte mëse e merituar. Ekuadori ka dominuar që nga minuta e parë e sfidës, duke krijuar raste e gjetur shpejt një gol që iu anulua me anë të Valencias. Por ky i fundit nuk u dorëzua dhe që në pjesën e parë tundi dy herë rrjetën brenda pak minutash, duke i dhënë një avantazh që ia bëri të thjeshtë vijimin e ndeshjes përfaqësueses së tij.

Kështu, Ekuadori e nis me një fitore të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë edicion duke hedhur kandidaturën për kalimin e grupit, teksa Katari vërtetoi që është shumë larg çdo pretendimi për një mrekulli në këtë aktivitet ku ka ardhur vetëm për faktin se është vendi organizator.

KATAR-EKUADOR 0-2
16′ (p), 31′ Valencia

WhatsApp Image 2022-11-20 at 7.14.20 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Ekuadorit. 

86’ Top nga thellësia për Muntarin i cili koordinohet dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por sfera kalon mbi traversën e portës së Ekuadorit.

75′ Valencia tani nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Sifuentes.

70′ Mbajtje e gjatë e topit e Ekuadorit që kontrollon sfidwë pa u shqetësuar shumë, për të administruar rezultatin.

62’ Pedro Migel gjuan me kokë pas një harkimi në zonë, por nuk gjen katërkëndorin e skuadrës së Ekuadorit.

55’ Ibarra Mina gjen mundësinë të gjuajë në hyrje të zonës, por këtë herë gjen përgjigjen e portierit të vendasve.

54’ Plata shpërthen në krahun e majtë pasi kalon dy lojtarë, por Valencia këtë herë nuk arrin të devijojë drejt portës kundërshtare.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’+5’ Katari krijon rastin e parë të ndeshjes me një harkim nga e djathta që nuk devijohet siç duhet nga Almoez Ali para portës.

42’-44’ Shqetësim për Ekuadorin pasi Valencia, autori i dy golave, mbetet në tokë pas një goditje në këmbë dhe bën shenjë që e ka të vështirë të vazhdojë. Ai largohet nga fusha i shoqëruar nga mjekët e ekipit për t’u kthyer duke çaluar, për të rezistuar deri në pushimin e ndeshjes.

31’ GOOOL EKUADORI! Është përsëri Valencia ai i cili dërgon topin në rrjetë. Këtë herë me një gjuajtje me kokë pas një krosimi nga e djathta.

20’ Ekuadori vazhdon të sulmojë duke parë se ekipi i vendit organizator nuk duket në lartësinë e duhur në këtë sfidë dhe e ka të vështirë të krijojë rrezikshmëri.

16’ GOOOL EKUADORI! Këtë herë vjen goli i parë i vërtetë i Botërorit. Valencia fiton penallti dhe e shënon vetë në tentativën nga pika e bardhë.

3’-5′  Shënon EKUADORI! Pas pak minutash lojë vjen goli  parë, kur në një goditje dënimi, portieri i vendasve del në mënyrë të gabuar dhe i jep mundësinë Valencias të dërgojë topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë. Por më pas është gjyqtari i cili bën me shenjë se goli duhet anuluar për një pozicion jashtë loje.

1′ Nis ndeshja e parë e Katar 2022.

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsdfsdfsdfdsfsdf

ffffffff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"