VIDEO/ Kapiteni Van Dajk bën heroin në kohën shtesë, i jep Liverpulit Kupën “Carabao” në finalen e madhe me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 18:45

VIDEO/ Kapiteni Van Dajk bën heroin në kohën shtesë, i jep Liverpulit Kupën “Carabao” në finalen e madhe me Çelsin

Liverpuli ka fituar Kupën “Carabao”, duke mposhtur Çelsin në finale me rezultatin 1-0.

van dajk

Një sfidë që dhuroi spektakël, teksa goli erdhi vetëm në fundin e kohës shtesë nga kapiteni Virxhil Van Dajk, i cili shënoi në minutën e 118’.

Kjo është hera e 10-të që Kupën “Carabao” duke qenë ata rekordmenët e këtij trofeu, teksa Çelsi tashmë i ka ngelur vetëm Kupa FA për të shpëtuar një tjetër sezon të dështuar.

LIVE:

ÇELSI 0-1 LIVERPUL

118′ Van Dajk

NGJARJET KRYESORE:

120+4′ Mbyllet finalja me fitoren 0-1 të Liverpul!

118′ GOOOL LIVERPUL 0-1/ Van Dajk godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe ndëshkon Petroviç. (VIDEO)

113′ Tsimikas provon me një gjuajtje nga distanca, por ndalet pa probleme në duart e Petroviç.

106′ Nis pjesa e dytë e kohës shtesë!

105+1′ Mbyllet pjesa e parë e kohës shtesë!

99′ Eliot provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që tund vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

91′ Starton koha shtesë!

90+6′ Koha e rregullt përfundon në barazim. Finalja shkon në shtesë!

76′ Palmer pason për Gallager, me këtë të fundit që godet dhe ndalet nga shtylla. (VIDEO)

60′-63′ Van Dajk godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe çon topin në rrjetë. Pas ndërhyrjes së VAR, goli i u anulua për pozicion të parregullt.  (VIDEO) + (VIDEO)

58′ Eliot provon me një gjuajtje fluturimthi, e cila ndalet nga Petroviç. (VIDEO)

56′ Palmer provon em një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+6′ Mbyllet pjesa e parë!

32′-34′ Xhekson pason për Sterling dhe ky i fundit e çon topin në rrjetë. Pas rishikimit me VAR, goli i “Bluve” anulohet për një pozicion të parregullt të Xhekson. (VIDEO)

1′ Nis sfida në “Wembley”!

FORMACIONET ZYRTARE

FREYTRY

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"