VIDEO/ Jorgji i drejtë te kartoni i kuq, njihuni me moviolën e Tirana-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 19:49

VIDEO/ Jorgji i drejtë te kartoni i kuq, njihuni me moviolën e Tirana-Laçi

Në sfidën e djeshme rastet për moviolë kanë qenë të pakta. Në lojë ishin Jorgji kryesor dhe Xhaja në VAR. Momenti i vetëmi diskutueshëm ishte ai i minutës së 19-të me kartonin e kuq të Paulo Silvës. Gjyqtarët e kanë zgjidhur drejt rastin, ndonëse Josa ishte i pakënaqur.

bandicam 2024-02-26 17-20-10-332

MINUTA E 9-të: Një ndërhyrje e gabuar e Micit sjellë acarimin e lojtarit të Laçit, me Jorgjin që e zgjidh me një të verdhë për mbrojtësin e Tiranës. Laçianët duan të kuq, por vendimi i gjyqtarit është i drejtë.

MINUTA e 19-të: Karton i kuq për Laçin. Lushkja djeg gjithë mbrojtjen e Laçit, pengohet në hyrje të zonës dhe gjyqtari ndëshkon me karton të kuq Paulo Silvën. Protesta të krutanëve, por ndërkombëtari konfirmon të kuqin. I drejtë vendimi i gjyqtarit elbasanas. I kuq sade për Silvën. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"